Slideri Kryesor
Mbyllet me një videomesazh teatri i reformave që shkëlqejnë vetëm në letër
Financat nuk përmbushin detyrimet e strategjisë. Ligji për buxhetin miratohet vitin tjetër
Në zbatim të strategjisë “Për menaxhimin e Financave publike 2014-2020”, Ministria e Financave detyrohej të çonte për miratim në Kuvend brenda këtij viti Ligjin ri Organik të Buxhetit dhe dokumentin e rregullit fiskal shih linkun (http://www.financa.gov.al/files/userfiles/Raportimet/Strategjia_per_Mena...).
Parku “Rinia”/Parkimi nëntokësor jepet me konçesion për 30 vjet
Parku “Rinia”, një sipërfaqe e tij, është dhënë dje nga Bashkia e Tiranës me konçesion për 30 vjet. Këshilli Bashkiak ka vemdosur dje të miratojë projektin e paraqitur nga kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj, ndonëse vetëm me votat e mazhorancës. “Ne të kemi paralelisht me punën shesh edhe punën te Parku Rinia për një parkim nëntokësor, i cili pas investimit kthehet në shesh dhe ka vetëm një hyrje dhe dalje për makinat.
Cilin të marrim seriozisht dhe të besojmë?
Kryeministri foli diçka dje në konferencën e fundvitit edhe për konçesionet. Edi Rama , kur ishte në opozitë betohej e stërbetohej se do të anulonte çdo konçesion që ishte në kundërshtim me interesat kombëtare. Sot jemi në kushtet kur Edi Rama dhe qeveria e tij, jo vetëm që nuk e bëjnë një gjë të tillë, por praktika e konçesionit është kthyer në regjim normal.
Me cilët lëvdohet qeveria? “Administratorja e vitit”, drejtoresha e QSUT, Ogerta Manastriliu. “Administratori i vitit”, kreu i OSHEE-së, Ardian Çela
Dje u zhvillua ceremonia ku shpërndahen çmimet “Bleta e Artë”, një krijim zbavitës marketingu krijuar nga qeveria aktuale. Janë dhënë 12 çmime, për ato që cilësohen si 12 bizneset më të mira për vitin 2015, por ajo që bie në sy është dhënai e çmimeve për dy punonjës të shtetit. “Për kategorinë “Administratorja e vitit” u shpall drejtoresha e QSUT, Ogerta Manastriliu, ndërkohë që “Administratori i vitit” u konsiderua kreu i OSHEE-së, Ardian Çela”, raporton Top-Channel.
Fotolajm/Në Tiranë Jamie Vardy, golashënuesi i Leicester?
Foton bashkëngjitur na e ka dërguar një lexues i respublica.al, i cili na shkruan se ia ka bërë në Tiranë (pranë shkollës së baletit) Jamie Vardy-t, golashënuesit më të mirë të Leicester City-t. Lecester City kryeson kampionatin anglez me pikë të barabarta me Arsenalin.
Nuk mund të vërtetojmë origjinalitetin e fotos, por ky djali në foto ose është Jamie Vardy, dora vetë, ose është binjaku i tij që jeton ose ka vizituar Tiranën.
Të jetosh brenda Unazës është privilegj/Parku “Rinia” jepet me konçesion për parkim privat. A ka lidhje kthimi i disa zonave të Tiranës në pedonale?
Partia Demokratike e paralajmëroi dy ditë më parë dhe sot në projektvendimi për dhënien me konçesion të një sipërfaqes së parkut “Rinia” me synim ndërtimin e një parkingu privat, ka kaluar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës. “BIRN” raporton se “Vendimi i Këshillit Bashkiak [Mbi] “miratimin e termave kryesore të kontratës koncesionare”, argumenton se procesi i kërkesës së koncesionit me nismë të koncesionmarrësit është marrë në maj të vitit 2009, ndërsa miratimi i termave të kontratës u bë në vitin 2015.
Dinjitet, fjala që nuk duhet ta dëgjojmë më në 2016…
Nëse ka një fjalë që nuk duhet zënë me gojë nga shumica e politikanëve tanë, ajo është vetëm një. Është fjala dinjitet. Mbase edhe gjetkë, politika dominohet nga njerëz që i rrinë larg parimit që e konsideron atë si “art i së ndershmes”. Kjo qasje e pandershme ndaj politikës, dmth pa dinjitet, u jep me sa duket rezultat atyre. Për sojin e politikanëve që flasim, më e udhës do të ishte që ta anashkalojnë përdorimin e fjalës dinjitet. Të gjithë pa përjashtim.
Të inkriminuarit në Parlament, kryeministri përplas duart në tavolinë, por nuk përgjigjet
Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot konferencën e fundvitit me gazetarët. I shoqëruar nga garancia e menaxhimit mediatik, Endri Fuga, kryeministri u është përgjigjiur pyetjeve, disa prej të cilat nuk i priti mirë. U pyet p.sh për inkriminimin e deputetëve, por nuk dha ndonjë përgjigje për përgjegjësitë e tij në rast se vërtetohet se në Parlament do të rezultojnë 19 të inkriminuar.
“- “Zonjushë, nuk ka nëse”, - u përgjigj Rama duke përplasur duart. Por gazetarja këmbënguli duke ia përsëritur pyetjen.
Zyrtarisht, mbi 1 milionë emigrantë nga Lindja mësynë në Europë nga deti
Numri i emigrantëve që kanë mbërritur në Europë-përmes detit- gjatë vitit 2015 ka arritur në mbi 1 milionë.Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) thotë se mbi 80 % e 1 milionë e 503 emigrantëve kanë mbërritur në Greqi, kryesisht përmes ishullit të Lesbos-it. Rreth 844.00 kanë udhëtuar nga Turqia në Greqi. Ndërsa pjesa tjetër, mbi 150 mijë kanë përshkuar Detin Mesdhe nga Libia drejt Italisë.