Slideri Kryesor
A po shkon Presidenti shkon drejt shkeljes së Kushtetutës për afatin e emërimit të një ministri?
Presidenti i Republikës nuk do të dekretojë emërimin e Arben Ahmetajt në detyrën e ministrit të Financave dhe të Milva Ikonomit në detyrën e ministrit të Ekonomisë, derisa të shprehet Gjykata Kushtetuese. Këtë e raporton Tv Klan, që ka burime të mjaftueshme në Presidencë. “Presidenti i Republikës nuk do t’i dekretojë emërimet e Arben Ahmetajt dhe Milva Ekonomit në Ministrinë e Financave dhe atë të Ekonomisë.
Konfrontime në protestën e sotme te Parku i Liqenit
Protesta e sotme në Parkun e Liqenit, kundër ndërtimeve të Bashkisë së Tiranës, është shoqëruar me incidente. Pamjet tregojnë persona që shoqërohen dhe konfrontim me policinë. Ka shkaktuar reagime dhuna e një polici ndaj një gruaje, për të cilën ka reaguar edhe PD-ja, por edhe ministri i Brendshëm, Tahiri: “Eshte e papranueshme te sulmohet uniforma e Policise se Shtetit, qofte edhe nga nje grua, por absolutisht edhe me e papranueshme dhe e patolerueshme te reagohet fizikisht, sidomos ndaj nje gruaje.
Marrëveshja për muxhahedinët ishte mbyllur që në shtator
Qeveria ka miratuar një fond prej rreth 1 miliard lekësh për ndërtimin e qendrës së re të azilkërkuesve në Babrru, duke faktuar ardhjen e 2000 muxhahedinëve në vendin tonë. Lajmi prej kohësh qëndronte “në ajër”, ndërsa u bë zyrtare vetëm pas largimit të sekretarit amerikan të Shtetit, Xhon Kerry.
Triumf i Trump në Karolinën e Jugut, Hillary fiton me vështirësi në Nevada
Rzultati i arritur nga Donald Tramp në Karolinën e Jugut vërtetetoi se ai është kandidati kryesor i republikanëve për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, të cilat do të mbahen në nëntor. Ai dominoi lehtësisht ndaj rivalëve brenda partisë, duke marrë rreth 32% të votave kundrejt 22.4% të senatorit të Floridas, Marko Rubio dhe 21% të siguruara nga senatori i Teksasit, Ted Kruz. Karolina e Jugut konsiderohet si një elektorat konservator dhe në rezultat kanë ndikuar edhe deklaratat e Tramp ndaj Papa Françeskut.
Po nëse Cani jep dorëheqje, apo deklarohet i pamundur për të vazhduar detyrën?
Kërkesa e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, drejtuar Gjykatës Kushtetuese, për interpretimin e nenit 98, pika 1 të Kushtetutës për dekretimin e dy ministrave, duket se ka brenda natyrë spekuluese dhe bazohet në sofizëm.
Kush ju vjedh më shumë?
“Jeta osh qef”, një faqe shumë e vizituar në internet, ka realizuar një sondazh me pyetje të pazakonshme për mënyrën si zhvillohen sondazhet në Shqipëri. “Kush mendoni se ju vjedh më shumë?” është pyetja, e cila pavarësisht se ka brenda një element sugjestionues, sërish i bën apel një realiteti dhe një perceptimi. Në rreth 1 600 votues përgjigjet japin hierarkinë e “hajdutëve” me në krye Ilir Beqjan, pasuar nga Erjon Veliaj, e me radhë, Adrian Çela, Taulant Balla dhe Vangjush Dako.
Presidenti krijon krizën: Kërkon interpretimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretet e dy ministrave
Sot presidenti i Republikës, Bujar Nishani i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të interpretuar nenin 98, pika 1 të Kushtetutës. Gjithçka për të kuptuar rolin e tij në procesin e emërimit të dy ministrave, proces që e ka bërë disda herë pa asnjë problem të këtillë. Me këtë rast, çdo koment është i kotë, pasi “loja” e Bujar Nishanit nuk është loja e Bujar Nishanit. Ajo është zbatim i “betejës për emërimin e Arben Ahmetajt” që paralajmëroi Lulzim Basha, por që duket qartë se dora e kujt është.
Zyrtare: Shqiptarët po ikin për shkak të varfërisë dhe papunësisë
Qeveria shqiptare pranon zyrtarisht se arsyet e ikjes së shqiptarëve, pra emigrimit të tyre, janë me natyrë ekonomike: varfëria dhe papunësia. Kjo nënvizohet në një raport të fundit për emigracionin për vitin 2014, që është adoptuar nga ekzekutivi si e dhënë rëferuese për të marrë masa që kjo prirje të adresohet në politika të caktuara. “Gjatë vitit 2013, ekonomia shqiptare shënoi rritje reale prej 1.4%, ndërsa në vitin 2014, rritja ekonomike ishte 1.9%. Gjithashtu, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) për frymë në vitin 2013 arriti në 471 mijë lekë..
Zhvarrimi i ushtarëve grekë, pala shqiptare: Do saktësohen shenjta e identifikimit
Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka bërë të ditur rregullat sipas të cilave do të kryehn gërmimet për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë. Top-Channel i ka shkëputur një sqarim këshulltarit të ministrit të Jashtëm, ndërkohë që pala greke ka kërkuar nisjen e gërmimeve në bazë të një marrëveshjeje që është firmosur nga të dy palët. “Gërmimet në terren do të bëhen vetëm pasi komisionet e të dyjave palëve të bien dakort, për mënyrën se si do të bëhet në praktikë zbatimi marrëveshjes.