Slideri Kryesor
Zerva, çami që bashkëpunoi me nazistët(përditësuar)
“Tema” citon sot autorin Aurel Plasari që të ketë “replikuar” me sfidat morale që lëshon herë pas here me zë të lartë kreu i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi. Plasari merr shkas nga deklarimet e Idrizit, i cili i kërkonte ministrit të Jashtëm, Bushati, që të sfidonte homologun grek me faktin se asnjë çam nuk ka bashkëpunuar me nazistët gjatë luftës së Dytë. Mirëpo Plasari mendon që të ndajë me opinionin shqiptar një të vërtetë që politika preferon ta fshehë. Thotë studiuesi në fjalë:
Drejtësia për shqiptarët do vonojë
Raporteri për Shqipërinë, Knut Fleckenstein do të vizitojë Tiranën për të parë ecurinë e dialogut për reformën në drejtësi. Shqipërisë mund t' i jepet statusi nëse reforma kalon, por drejtësia do të dojë kohë të reformohet. "Për reformën në drejtësisë duhet të ketë një diskutim të gjerë. Reforma do të diskutohet edhe në gjirin e Kuvendit, Por ky diskutim duhet të jetë pa mëdyshje dhe të shpresojmë edhe i shpejtë për të arritur në aprovim. Ne e dijmë shumë mirë që pas aprovimit fillon puna e vërtetë, që është zbatimi i reformës dhe është e qartë, se zbatimi do të marrë kohë.
Kundër farsës së referendumit
Një ditë para referendumit në PS, deputetja e Shkodrës, Mimoza Hafizi, duke e cilësuar atë një farsë të kryeministrit, u është drejtuar me një apel socialistëve, të mos bëhen pjesë e farsës, të mos kenë frikë dhe të mos lejojnë që të përdoren.
Në një deklaratë për mediat, Hafizi theksoi se thirrja e referendumit nuk ka të bëjë me asnjë nga shqetësimet reale të socialistëve, as me qeverisjen, as me arsimin, as më punësimin dhe pagat më të larta, as me nevojën për një administratë më të përkushtuar e as me demokracinë në PS.
Borxhi i Shqipërisë 70%, më i larti në rajon
Banka Botërore prezantoi raportin për Shqipërinë. Sipas këtij raporti rritja ekonomike për Shqipërinë ishte 2.6%, ndërsa pohohet se ky zhvillim ka ardhur nga investimet private.
Ndër të tjera BB thekson se punësimi në Shqipëri në vitin 2015 është rritur me 1.9%, ndërsa pohohet se norma e papunësisë mbetet shqetësuese. “Gjysma e papunësisë është afatgjatë. Borxhi i Shqipërisë 70%, më i larti në Rajon. Konsolidimi ka ardhur nga shpenzimet jo të ardhurat”, citohet në raportin e Bankës Botërore.
Edhe policia shqiptare në eskortimin e emigrantëve
Shqipëria nuk hapi dyert për emigrantët, por mund të jetë rrugë kalimi në deportimin e tyre drejt vendeve të origjinës. Policisë shqiptare i është kërkuar të jetë d gatshme për të marrë pjesë në këtë operacion. Kjo u është përcjellë drejtuesve të lartë të Policise në takimin me përfaqësues të FRONTEX.
Ndershmëria e Kamerun
Përfshirja e babait të vdekur të David Cameronit në skandalin e Panama Papers është shndërruar në një tornado që rrezikon seriozisht të ardhmen e kryeministrit britanik David Kamerun.
Gazetat e kanë vënë nën akuzë, duke i kërkuar të sqarojë nëse edhe ai dhe familja e tij përfitojnë apo kanë përfituar nga llogaritë offshore të studios Mossack Fonseca në Karaibe. Gjatë një takimi në Birmingam, i rrethuar nga gazetarët, Kamerun nuk mund të mos përgjigjej.
GFI Albania del në mbështetje të qeverisë
GFI Albania ka reaguar për herë të parë lidhur me përfshirjen e emrit të saj në skandalin financiar të Panama Papers. Në një reagim të kompanisë thuhet se sulmet mediatike ndaj saj janë të papreçedenta, të pakuptimta dhe dashakeqëse, duke nënvizuar se konçesioni i markimit në Shqipëri nuk ka asnjë lidhje me shoqërinë GFI Technologies.
Papa Francesku rikthehet në Ballkan
Papa Francesku do të zhvillojë një vizitë të shkurtër ishullin grek të Lesvos, më 16 prill, sipas një komunikate të lëshuar të enjten nga selia e Shenjtë në Vatikan. Udhëtimi i primatit të kishës katolike synon të mbështesë refugjatët sirianë si dhe të fokusojë vëmendjen ndërkombëtare në krizën e refugjatëve.
Dy “Panamatë” dhe zgjidhja për njërën
Nga ç’është publikuar deri më sot në mediat botërore rreth dokumenteve të quajtuara “Panama papers” – dokumente sekrete të një studioje ligjore në Panama, e cila ndihmon njerëz nga gjithë bota të themelojnë firma anonime në parajsat fiskale – mund të bëhet pak a shumë një klasifikim i parave që janë fshehur nëpërmjet skemave panameze në dy grupe: paratë nga vendet e zhvilluara, që i kanë shpëtuar taksave, dhe paratë nga vendet në zhvillim, që janë fituar në mënyrë të paligjshme (nëpërmjet korrupsionit, krimit, thyerjes së sanksioneve ndërkombëtare etj.).
Operatorë turistikë të Rusisë së shpejti në Shqipëri. Premtohet edhe binjakëzimi i Durrësit me një qytet bregdetar rus
Ambasadori i Rusisë në Shqipëri Alexander Karpushin duket se ka thyer traditën e parardhësve të vet, duke ndjekur një axhendë më intensive dhe më pranë medias shqiptare. Sot ambasada njofton se Karpushin ka qenë në Durrës, ku ka zhvilluar një takim me kryetarin e Bashkisë, Vangjush Dako. Rëndësia e takimit qëndron tek interesi i Rusisë për të vendosur bashkëpunim ekonomik me Shqipërinë, qoftë edhe në nivel rajonesh, aq më tepër që së fundmi një hapësirë prej 200 ha në Spitallë është shpallur “Zonë e teknologjisë dhe zhvillimit”.