Blloku Të Kripura

Ekskluzive: Komisionieri i BE-së për Zgjerimin Hahn nis letër të hapur për popullin shkodran: Jam informuar që fajin për përplasjen Rama - Voltana Ademi e ka kryeministri, por nuk mund të negociojmë. Z Rama duket se e ka pasion ngulmues sherrin me gratë

Postuar në 15 Maj, 2017 19:01

Java e nxehtë e Romanës*

Postuar në 15 Maj, 2017 09:17

Karikatura është publikuar në gazetën "Mapo" dhe ka për autor Bujar Kapexhiun, që siç shihet ka lënë mënjanë arrestimin e Kastriot Myftarajt. 

*Titulli është i ResPublica nisur nga një vështrim joemocional, i shpejtë dhe i pathelluar i karikaturës. 

Jemi të dënuar ta shohim e dëgjojmë përditë, por jo ta besojmë

Postuar në 13 Maj, 2017 19:04

Mesazhi i sotshëm i kryeministrit - kryetar partie, ka harruar t'u kujtojë demokratëve Ilir Metën. Të paktën do kishim shenjën e një sinqeriteti anemik.

Interesante: Po nëse protesta e 13 majit shkallmon kryeministrinë, kush paguan, miqtë enigmatikë që e dizenjuan në 2013-ën?

Postuar në 09 Maj, 2017 16:31

Njihuni me Sashën

Postuar në 09 Maj, 2017 15:30

Kreu i PSD-së ka shkruar në formularin e dekriminalizimit se më parë quhej Sasha. 

Fotoja e publikuar nga Nano virtual paralajmëron ekzistencën e ditarit sekret të Olldashit  

Postuar në 08 Maj, 2017 09:56

Fatos Nano është vetëm një njeri, por në Facebook gjen me dhjetëra po të kërkosh. Në morinë e profileve që janë krijuar për ish-kryeministrin shqiptar, socialistin liberal, me siguri secili nga krijuesit e llogarive ka krijuar Fatos Nanon që pëlqen, mes tyre ndodhet edhe ai që fiton zgjedhjet e vitit 2005. Ky variant i Fatos Nanos fitimtar që nuk tërhiqet i jep oksigjen edhe nostalgjisë që shfaqet në një nga profilet Nano, ku postohet një foto e ish-kryeministrit me Sokol Olldashin.

Votues të “pavarur”, në ekrane të “pavarura”

Postuar në 08 Maj, 2017 09:18

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se ka qëlluar në fole të mirë kësaj radhe me qytetarin dixhital. Dikush e ka njoftuar atë me foto, emra dhe pozicione, se disa qytetarë që kanë folur pro zgjedhjeve të 7 majit në Kavajë, në fakt janë nëpunës zyrash të zgjedhur nga PS-ja. Duke qenë se Berisha i hodhi në rrjet, këta u klasifikuan vetiu mes atyre “drejtorëve që të nxjerrin bojën”, siç u shprehur në epokën para Rilindje, kryeministri aktual. Nëse i besojmë Berishës fjala është për drejtor ujësjellësi, drejtor i Ndihmës Sociale, por edhe për një qytetar që nuk voton fare në Kavajë.

Berisha parakalon me përgjime: Baba Taku i (vetë)regjistruar del në murin e Përgjuesit Dixhital

Postuar në 04 Maj, 2017 22:44

Facebook nderon Edi Ramën me çmimin: "Nona e sherit(share-shpërndarjes)". Në motivacion sillet si shembull shpërndarja rekord e postimeve të Ramës mes të cilëve edhe parashikimi i motit

Postuar në 04 Maj, 2017 10:36

Çfarë e bën Erjon Veliajn të jetë politikani më perëndimor në Shqipëri?(Kliko/shiko më poshtë për përgjigjen)

Postuar në 03 Maj, 2017 19:22

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Të Kripura