Blloku Të Kripura
Pritja për Salvinin në Napoli, model edhe për pritjen e Erjon Veliajt tek Astiri...
E mbani mend pak ditë më parë kur Erjon Veliaj, apo Lali i quajti shpellarë protestuesit e zonës së Astirit? Patjetër që po. Pavarësisht të gjithave gjuha shkon ku dhemb dhëmbi dhe z. Veliaj me siguri që ka ndonjë kujtesë të dhimbshme që përcjell këto komplekse.
Ikim matanë Adriatikut në Napoli. Këtë qytet do ta vizitojë ministri i Brendshëm, Matteo Salvini. Ja se çfarë mendojnë banorë të qytetit që nuk ja falin ministri racizmin.
Prrrr për Salvinin, që do të thotë sa herë kujtohet ka gazra.
Arratisja e Nikolla Gruevskit, reagon Edi Rama: Kazani shpif. Gruevksi iku përmes Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnjes dhe Kroacisë. Pse jemi vetëm ne problemi?
Radhën pas Shullazit e ka Saimir Tahiri. Prokuroria nis hetimet, ish-ministri ndihmoi Gruevskin të kalonte nga Shqipëria
Merr përgjigje pyetja e ambasadës së SHBA se : Kush e ka radën pas Emiljano Shullazit që të dënohet. Burime nga Prokuroria e Përgjithshme bëjnë me dije për redaksinë e “Të Kripura” se kalimi i Nikolla Gruevskit nga Tirana drejt Hungarisë është bërë me ndihmën e Sajmir Tahirit, ish-ministër i Brendshëm i Shqipërisë. Ndaj radha i vjen pikërisht atij.
Si një person nën akuzë penale dhe nën hetim, Tahiri, që kalonte dikur kufirin me audin e famshëm, ka ofruar ndihmën e vet për ish-kryeministrin maqedonas që siç raportohet ka kaluar nga Hani I Hotit me pasaportë false.
Rama përgatit spostimin përfundimtar të Gramoz Ruçit. I vetmi zyrtar i lartë i PS-së që nuk ka dhënë intervistë për ERTV
Cirku gazetaresk i "personazheve"
Një intervistë ndryshe, prapaskena, një gazetare me eksperiencë. Këto janë vetëm ditën e sotme. Fjalë dhe fjali titujsh në media që rrëfejnë personazhet vip të medias dhe politikës. Është një ndër kurthet e vanitetit që rekomandon me lehtësi të madhe media online, teknologjia në përgjithësi: protagonistët e fushave të caktuara, tentojnë të hyjnë në përditmërinë tonë edhe si personazhe.
Kuvendi i Shqipërisë, çmim Carlo Bollinos. Ky i fundit krijon çmimin "Telini" pë gazetarinë patriotike
Ngjarja e Bularatit duket se është marrë seriozisht nga Kuvendi i Shqipërisë. Sipas disa burimeve për redaksinë e “Të Kripura”, Kuvendi, më saktë mazhoranca e socialiste po gjykon mundësinë e vlerësimit të gazetarëve dhe mediave që i shërbejnë interesave të Shqipërisë në kontesktin e një raportimi që ka si kriter udhëheqës mbrojtjen e tyre.
Kushtetueshmëria e një dekreti në vargje
Poeti Arben Duka ka sjellë vargjet e tij për situatën e fundit me gjeneral Sandër Lleshin. Po sjellim në pjesë:
Rama kur ka bërë kërkesën,
ka bërë një gabim fatal,
para emrit Sandër Lleshi,
ka vënë gradën gjeneral!
Dhe realisht Sandër Lleshi,
është gjeneral në pension,
angazhimet politike,
ka status që ja ndalon!
Zbardhet misteri i brekusheve të Edi Ramës. Lidhet me...origjinën
Duket se një prej mistereve më të mëdha të politikës shqiptare të pas vitit ’90 gjen zgjidhje. Brekushet e Edi Ramës, për të cilat kaq shumë është folur në media në të vërtetë nuk janë vetëm zgjedhje estetike e tij, por edhe një tribut për origjinën.
Redaksia e “Të Kripura” zbulon së fundmi, në formë dokumentare se Edi Rama është me origjinë myzeqare, pra vjen nga një komunitet dhe rajon që ka përdorur brekushet si veshje tradicionale.
Berisha mbyll çështjen "Dako". Përflet në Facebook parukeritë e Durrësit...
Për hetimet dhe përgjimet ndaj Vangjush Dakos u bë gjithë ajo zhurmë. U duk sikur për pak kryebashkiaku i Durrësit e pësoi. Mesa duket diçka ka kthyer dhe kjo kuptohet nga sjellja e ish-kryeministrit Sali Berisha, që përmes një postimi në Facebook e ridikulizon kaq shumë çështjen në fjalë, sa duket se është i interesuar ta mbyllë atë si debat publik. Thuhet në mesazhin e përcjellë nga z. Berisha:
Jemi me ty Daku!
Ndoshta njeriu që më shumë se të tjerët mirëkupton sot Vangjush Dakon, është Ben Blushi. Ndërsa shumica plebishitare, ose publiçitare, e kupton fare qartë.