Blloku Shëndeti/Dieta
Vaksina e tumorit kalon me sukses testet e para
Vaksina e kancerit ka arritur suksesin e parë. Uğur Şahin dhe Özlem Türeci, bashkëthemeluesit e BioNTech, kanë bërë të ditur se vaksina e tyre e kancerit ka arritur të ndalojë rritjen e tumorit dhe të zvogëlojë madhësinë e tij. Testet klinike kanë përfshirë një grup prej 44 pacientësh me kancer, te të cilët është vënë re një reduktim i tumorit në masën 30% në të paktën 59% të rasteve.
Paralajmërimi i OBSH-së: Ethet tropikale po bëhen endemike në Europë
Shkencëtari kryesor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Jeremy Frarrar ka paralajmëruar se SHBA dhe një pjesë e Europës do të përballen së shpejti me një tjetër sfidë shëndetësore. Sipas tij, ethet tropikale do të bëhen endemike në këto dy rajone, për shkak të ndryshimeve klimaterike dhe faktit se mushkonjat që janë përgjegjëse për transmetimin e virusit ishin përhapur më shumë këtë verë në Europë.
Deshifrohet kromozomi mashkullor
Një ekip shkencëtarësh ka deshifruar më të fund kromozomin mashkullor Y, duke hapur rrugën për të kuptuar më mirë zhvillimin mashkullor, fertilitetin dhe sëmundjet e transmetuara gjenetikisht.
Kromozomi Y është pjesa e fundit misterioze e gjenomit njerëzor. Y është njëri nga dy kromozomet seksuale – kromozomi X është tjetri – dhe zakonisht kalohet nga prindi mashkull tek pasardhësit meshkuj.
Njerëzit kanë dy kromozome seksuale në çdo qelizë. Meshkujt kanë një kromozom Y dhe një X, ndërsa femrat kanë dy kromozome X, me disa përjashtime.
Pankreasi artificial revolucionarizon trajtimin e diabetit të tipit 1
Pankreasi artificial, një pajisje teknologjike e zhvilluar nga një ekip shkencor në Britani, pritet të optimizojë trajtimin e njerëzve me diabet të tipit 1. Pankreasi artificial përfshin algoritme moderne dhe ndërvepron me çdo përdorues individualisht, duke automatizuar procesin e matjes dhe marrjes së insulinës.
Kimia e rrezikshme e cigares elektronike
Cigarja elektronike u prezantua 20 vjet më parë si një alternativë më e shëndetshme e duhanit. Por ende sot, ka shumë pikëpyetje në lidhje me përbërësit e saj dhe efektet e tyre në shëndetin e njeriut.
Ajri i ndotur rrit rezistencën antimikrobike
Një studim i shkencëtarëve kinezë dhe atyre britanikë ka arritur në një konkluzion surprizues. Sikur të mos mjaftonte ndikimi negativ direkt në shëndetin e njeriut, ndotja e ajrit ndikon edhe në rezistencën ndaj antibiotikëve.
Sipas studiuesve të universitetit Zheijang dhe atij të Kembrixhit, ndotësit e vegjël të ajrit lidhen me një shkallë më të lartë të baktereve vdekjeprurëse rezistente ndaj ilaçeve.
Konkluzioni del nga monitorimi i të dhënave nga 116 vende për periudhën mes viteve 2000 dhe 2018.
Vetitë “magjike” të kolagjenit kanë pasuruar shumë njerëz
Sot, dua të flas për mashtrimin në lidhje me vetitë e kolagjenit, që dinakërisht ka bërë të pasur shumë njerëz; duke abuzuar gjithmonë me paditurinë e miletit. Vitet e fundit, shumë kompani suplementesh ushqimore promovojnë kolagjenin, që të shtojnë sasinë e kolagjenit në trup. Por, ama shumë studime shkencore vënë në dyshim kontributin e kolagjenit si suplement ushqimor. Kolagjeni gjendet vetëm në ushqimet shtazore (mishi ka 6% kolagjen). Për më tepër, vetë kolagjeni është një proteinë e madhe dhe nuk përthithet nga trupi, nëse nuk shpërbëhet më parë.
Mendja e shëndoshë para të gjithave
Ka disa njerëz që u rezistojnë më mirë viteve që kalojnë dhe në moshë të thyer janë ende në formë të mirë fizike dhe mendërisht të kthjellët. Arsyet për këtë variojnë që nga gjenetika te personaliteti.
Një studim spanjoll, më i madhi i kësaj natyre, ka analizuar disa karakteristika që i veçojnë ata nga të moshuarit e tjerë.
Lobimi miliona dollarësh pas suksesit të Ozempic
Forma të ndryshme të lobimit të industrisë farmaceutike dhe asaj ushqimore kanë përcaktuar shpesh se sa do të ishte më pas shkalla e përdorimit të produkteve që ato prodhojnë. Vitin e fundit, suksesi i medikamentit "Ozempic", sidomos në tregun amerikan, ka habitur një pjesë të madhe të njerëzve, duke bërë në të njëjtën kohë që shumë të tjerë ta shihnin me dyshim.
BE/Kontratë paraprake furnizimi me vaksinë për përballjen e pandemisë së radhës
Komisioni Europian ka nënshkruar BE, kontrat furnizimi me vaksina me katër kompani prodhuese. Pfizer, spanjollet HIPRA dhe CZ si dhe kompania hollandeze Bilthoven Biologicals janë subjektet që marrin përsipër të furnizojnë me 325 milionë doza në vit BE-në në rastin e një pandemie të re.