Blloku Politikë
Mëkëmbësit në fushatë për demokracinë
Deputetët socialistë po e prezantojnë referendumin për mandatin e kryetarit si një ushtrim për demokracinë e Shqipërisë. Fushata është marrë përsipër nga deputetë të tipit Taulant Balla apo Blendi Klosi, seicili me kontribute te njohura kryesisht në afirmimin e kryetarit. Ja se çfarë u tha Taulant Balla socialistëve të Pogradecit "Ky referendum i rëndësishëm për demokracinë në vendin tonë. Kongresi vendosi qe përmes këtij referendumi të votojë antarësia dhe është e rëndësishme që çdo socialist në Pogradec dhe gjithë Shqiperinë të marrë pjesë në datën 9 në referendum.
Ditmiri mes Shqipërisë dhe Greqisë
“Nuk ndihemi të kërcënuar nga një luftë me Greqinë, jemi aleatë të NATO-s, por regjimi juridik i luftës nga Greqia për Shqipërinë ka dhe efekte të pastra ligjore, siç janë pronat e shqiptarëve që në bazë të ligjit të luftës i mban ato në sekuestro konservative. Ka ligj lufte, por jo gjendje lufte. Nga këtu duhet nisur zgjidhja e të gjitha mosmarrëveshjeve me Greqinë”, tha Bushati dje gjatë raportimit në komisionin e Jashtëm.
Për ministrin e Jashtëm rrëzimi i marrëveshjes së detit me Greqinë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, çoi në një ftohje të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Sekserët e xhihadit, prokuroria kërkon 152 vite burg për grupin e imamëve
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka paraqitur pretencën për grupin e xhihadisëve. Organi i akuzës ka kërkuar në total një dënim prej 152 vjet burg për 9 të akuzuarit. Këta persona akuzohen se dërgonin shtetas Shqiptarë për të marrë pjesë në luftimet në Lindjen e Mesme.
Trekëndëshi Shqipëri-Itali Greqi në negociata për emigrantët
Qeveria greke do të kërkojë mbështetjen e Italisë dhe të Shqipërisë, por edhe të vendeve të tjera fqinje në përballimin e problemit të refugjatëve. Sipas burimeve vendase, përjekjet do të zhvillohen në dy faza. Së pari do të synohet në një marrëveshje tripalëshe midis Athinës Tiranës dhe Romës dhe më pas, në organizimin e një takimi në nivel ministrash, me pjesëmarrjen e Greqisë, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë.
Fullani kërkon rrogën e 4 viteve dhe dëshmpërblim moral
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë zhvilloi dje seancën e dytë të betejës gjyqësore mes ish-Guvernatorit Ardian Fullani dhe Bankës së Shqipërisë e Kuvendit të Republikës si palë të paditura.
7 vjet në NATO. Erjon Veliaj mban fjalën e hapjes. Bojkoton opozita dhe Presidenti. Berisha nuk u ftua fare
Ministria e Mbrojtjes ka përkujtuar sot në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, 7-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Me një dekor të posaçëm, shoqëruar me disa armatime dhe pajisje, ceremonia është asistuar nga pjesëtarë të qeverisë, trupit diplomatik dhe më e pazakonta, nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës. Ky i fundit madje ka mbajtur edhe fjalën e hapjes në këtë aktivitet që lidhet me të tjera institucione. E çuditshmja është se ceremoninë e kanë bojkotuar përfaqësues të Komisionit Parlamentar të Sigurisë si dhe ish-ministrat e Mbrojtjes.
“Ka nevojë për njerëz të rinj në politikë dhe në institucione"
Shqipëria ka nevojë për njerëz të rinj në politikë, gjykata dhe në institucione. Sugjerimi vjen nga ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, i cili gjatë një bashkëbisedimi me studentë, ka bërë apel për pjesëmarrje në proceset vendimmarrëse. “Shumë prej jush ëndërroni të bëheni mjekë jurist arkitektë dhe inxhinierë. Shpresoj që shumë prej jush të futeni në shërbimin publik, si oficer policie, gjykatës madje edhe politikanë. Shqipëria ka nevojë që të rinjtë e saj më të mirë dhe më të zgjuar të shërbejnë si vendimmarrës në të ardhmen.
Basha nuk është i kontestuar në PD, shkëmbimi i letrave me Ramën pa kuptim
Majlinda Bregu thotë se Partia Demokratike është ende në fazën ku vendimet merren pa u diskutuar më parë në forumet e saj dhe shton se kryetari Lulzim Basha nuk ka pse të ndihet i cënuar nga debati i hapur në parti. "Nevoja që kemi për të diskutuar para se të merren vendime vazhdon të mbetet pritshmëri e pandryshueshme, pavarësisht se kush flet. Asnjë debat apo diskutim yni nuk cenon, jo legjitimitetin e kryetarit të sotëm të PD-së, jo e jo, por as lëndon legjitimitetin e anëtarit më të thjeshtë të PD-së.
Asambleja e NATO-s në Tiranë, thotë Pandeli Majko. Arsye pse KQZ-ja u transferua nga Pallati i Kongreseve
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, shkruan në Facebook, në profilin e tij, se Shqipëria pret më 27 maj Asamblenë e NATO-s. Një lajm ky nëse do të besojmë se ajo që thotë Majko është e vërtetë. Në fakt kishte kohë që flitej dhe sipas burimeve nga qeveria, vendimi për transferimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në godinën e dikurshme të Ministrisë së Mbrojtjes, u justifikua pikërisht me këtë arsye: në Pallatin e Kongreseve do të mbahet Asambleja e NATO-s.
Porti i Shëngjinit qenka i LSI-së, jo i qeverisë
Porti i Shëngjinit paska marrë një çmim ndërkombëtar. Çmimi është i artë dhe ai është dhënë për cilësi, menaxhim, lidership dhe planfikim strategjik. Çmimin e ka dhënë organizata ndërkombëtare për certifikimin e cilësisë “BID grup”. Çmimi “Quality Era Award” i është dorëzuar në Gjenevë të Zvicrës, Drejtorit të Portit të Shëngjinit Gjovalin Tushaj i cili ishte i pranishëm në ndarjen e çmimeve të përvitshme ku merrnin pjesë përfaqësues nga 178 vende të ndryshme të botës.