Blloku Naked City
NËNA MODELE: Momentet e tyre më të bukura të kësaj vere
Nje fotogaleri me momentet me te bukura te nenave modele!
Adelina ‘kundër’ Canës: Pse italianen e gjete të virgjër?
Në një intervistë të dhënë për ‘Bluetooth’, kuptojmë se Adelina Tahiri ende nuk është e qartë me atë që Lorik Cana kërkonte nga vetja, sidomos në momentin kur ishin bashkë, vite më parë. Duket se kriteri i Canës ishte të qëndronte pranë një femre të virgjër.
Këngëtarja nga Maqedonia thotë:’Unë 15 vjec nuk isha e virgjër, po nusja e tij italiane 30-vjec e virgjër ishte? Virgjëria e një femre shihet dhe tek formimi që ka në kokë. Unë nuk jam Shën Mëria por e njoh veten mirë, dhe nuk jam sic më kanë akuzuar.’
Gjendet sozia e Çiljeta Xhilagës në bregdetin e Vlorës (FOTO)
Pas kaq e kaq kërkimesh më në fund është zbuluar dhe sozia e Çiljetës, këngëtares shqipëtare me forma bombastike.
Vajza është parë në bregdetin e Vlorës, dhe kjo është e vetmja foto që disponohet momentalisht./E.B
Rita Ora tregon punën që bënte përpara se të bëhej e famshme
Përpara se të ishte një nga emrat më të dëgjuar në industrinë muzikore, Rita Ora punonte në Londër si shitëse atletesh.
Në intervistën e dhënë së fundmi, krenaria e kombit tonë e cila shpërndan kudo emrin Shqipëri dhe Kosovë, thotë:’Nuk më pëlqente fare ajo punë. Kisha plane për të ardhmen time, kisha ambicje dhe puna si shitëse nuk ishte ajo që unë doja.’
Sharon Stone, joshëse dhe provokuese pavarësisht kalimit të viteve
Femra nuk njeh moshë dhe këtë e vërteton më së miri Sharon Stone. Aktorja 57-vjeçare mbetet joshëse dhe seksi pavarësisht kalimit të viteve, duke rizgjuar instiktin te gjinia mashkullore. Ajo është fotografuar nudo për Harper's Bazaar duke na kujtuar skenën e famshme erotike në filmin “Basic Instict”.
Ju nuk i keni parë kurrë kështu fëmijët e Mariah Carey (FOTO)
Zakonisht i shohim larg njëri-tjetrit, ose njërin të përgjumur e tjetrën me gisht në gojë duke u menduar.
Asnjëherë nuk i kemi parë fëmijët e Mariah Carey kaq energjik sa tani. Monroccan dhe Monroe të shoqëruar nga nëna e tyre e famshme, u fotografuan në bregdetin e Europës ku luanin pafund me njëri-tjetrit. Ndërsa përsa i përketë Mariah Carey ajo po e mban larg të dashurin e ri James Parker, për të qëndruar vetëm për vetëm me dy të vegjlit./E.B
Shikoni ç’paska bërë Jay Z KUNDËR Mbretit 2Pac
Këto zënkat e rreperëve të sotëm? Uhh, nuk janë asgjë krahasuar me këtë. Jay Z mësohet se kishte realizuar një këngë në formë DISS-i për 2Pac. Aty Jay, përdor rreshta rrënqethëse, ku flet për Mbretin e rrymës muzikore Hip-Hop.
Kënga quhet ‘A Waste Of Time’ (Një Humbje Kohe), e cila nuk u publikua kurrë. DJ Clark Kent thotë:’Gjithcka kishte përfunduar, por 2Pac vdiq vetëm pak përpara publikimit, dhe e lam me aq. Duhej të respektonim faktin që ai nuk jetonte më.’ /E.B
SHIKONI SI DUKET: Melanie Griffith fshin tatuazhin pëer Antonio Banderas (FOTO)
Melanie Griffith, aktorja e njohur amerikane vazhdon seancat për të fshurë përfundimisht tatuazhin për Antonio Banderas.
Ajo u shfaq së fundmi në publik, dhe sërish mund të lexonim emrin e aktorit latin, megjithatë Melanie as që ka ndërmend të ndalet derisa të mos shohim më asgjë në krahun e saj./E.B
Rikthehet Willy, princi i Bel-Air
Pas “Xena” dhe “X-Files”, një tjetër serial klasik i viteve ’90 po përgatitet të rikthehet në ekranin e vogël. Sipas “Tvline”, në fakt Will Smith dhe shtëpia e tij e produksionit “Overbrook” janë në përpjekje për të prodhuar rikthimin e “Willy, princi i Bel-Air”, seriali që e lançoi Smith në botën e spektaklit. Projekti, i cili është ende në fazën fillestare, do të ruajë të njëjtin skenar me serinë origjinale: një familje normale, e cila tronditet nga ardhja e një elementi të ri në botën e tyre.
Shpëton për fije Lady Gaga
Shikim prej dive, fustan mëndafshi, një trëndafil rozë për të mbajtur flokët dhe një palë syze dielli në sy edhe pse ishte natë e errët. Kështu u paraqit Lady Gaga para fotografëve dhe një grumbulli njerëzish, të cilët e prisnin përballë një restoranti në Los Angelos ku, para se të hipte në makinë, u pengua e u rrëzua keqas. Iu desh ndihma e njërit prej shoqëruesve të saj që të ngrihej. E megjithatë, diva e famshme para se të hipte në makinë, si për të kaluar sikletin, ua dhuroi edhe një buzëqeshje paparacëve dhe të pranishmëve.