Blloku Naked City
Shani ose Adhurojeni foton NUDO të turpit të Amerikës Kim Kardashian.
Më mire syre se nami? Jo, jemi në 2015 dhe kjo shprehje është harruar tani, rëndësi ka paraja dhe fama.
Kim Kardashian është portretizimi i gjithckaje të thënë më lart. Ajo publikoi së fundmi një fotografi nudo për të ‘vërtetuar’ se shtatëzania e dytë nuk është gënjeshtër.
Megjithëse e quajnë dhe turpi Amerikës për veprimet që bën, asaj nuk i intereson as kjo, dhe as fakti që ka familje dhe bashkëshort.
Shikoni të dashurën e Gabriel Garko 20 vite më e vogël se ai
Mashkulli që adhuron gjysma e femrave të botës, Gabriel Garko është fotografuar duke puthur të dashurën e tij të radhës e cila meqënëse ra fjala është nja 20 vite më e re në moshë se ai.
Garko dhe aktorja Adua del Vesco, po shëtisnin në rrugët e Romës teksa shijonin praninë e njëri-tjetrit, ndërsa në nëntor vajza feston 21-vjetorin, kurse Gabriel 40.
Fjolla Morina publikon foton e të sapolindurës dhe i jep premtimin
Këngëtarja Fjolla Morina , më në fund solli në jetë vajzën e saj të dytë, në New York. Fjolla nuk ka dashur ta mbajë të fshehtë foton e tyre të parë, kështu që e publikoi menjëherë në rrjetet sociale.
Mbi të shkruan:’Të premtoj se do të të dua përgjithmonë.’ Përsa i përketë emrit Fjolla ende nuk ka bërë asgjë të ditur.
Fitnes në plazh, ja sportet që ju ndihmojnë të digjni kaloritë
Mes një aperitivi apo një tjetri, mënyra më e mirë për të ulur masën trupore përgjatë sezonit veror janë sportet në plazh. Përfitimi është formë fizike e shkëlqyer. Ekspertët tregojnë se disa sporte lejojnë të digjen kaloritë duke marrë njëkohësish dhe nxirjen e duhur. Fuqia e ujit është një bekim për qarkullimin e gjakut, për shkrirjen e celulitit dhe tonifikimin, i cili është tre herë më i lartë se sa një sport normal. Çfarë të zgjedhim?
Tenis në plazh: për tonifikimin e këmbëve dhe vitheve si pasojë e lëvizjeve gjatë pasimit të topit
Klum, një toples që nuk kalon pa u vënë re
Mes puthjesh dhe fërkimesh të nxehta në Sardenjë, modelja 42-vjeçare Heidi Klum është kapur mat me të fejuarin e saj 29-vjeçar Vito Schnabel. Teksa po kalonin çaste pasioni mes njëri-tjetrit, paparacët kanë fotografuar modelen e njohur me linja perfekte. Çifti po kalon pushimet në Sardenja, duke shfrytëzuar detin dhe momente relaksi. Paparacët kanë arritur t’i fotografojnë në çaste intime dy të dashuruarit. Heidi Klum e shtrirë për qejfin e vet në ijet e Vitos, ul supet e kostumit të banjës për të marrë rreze dielli natyrale, duke dhuruar për fotografët një toples të bukur.
FOTO: Britney Spears i lyen djalit flokët njësoj si vetja
Britney Spears ka publikuar një foto në rrjetin social Twitter ku shfaqet me dy djemte Sean Preton dhe Jayden, të cilët më në fund takuan idhullin e tyre, DJ Skrillex.
Por dicka tërhoqi vëmendjen look-u i ri i Britney, dhe i djalit të saj Jayden. Në ngjyrën e tyre të flokëve nuk mund të gjejmë ndryshim.
SHIKONI REAGIMET: Femrat kundër Rita Orës: Braktise feminizmin!
Bashkëpunimi i suksesshëm i Rita Orës me Chris Brown ka ofenduar fanset e këngëtares shqipëtare. Sipas tyre ajo po mbështet dhunën ndaj femrave, duke qëndruar pranë Chris Brown, për më tepër duke bërë një këngë.
Natyrisht që askush nuk e ka harruar momentin kur këngëtari dhunoi brutalisht ish-partneren Rihanna. Fanset, sidomos adoleshentet shprehen se ajo po braktis feminizmin.
Vin Diesel tregon fytyrën e vajzës së tij që i vuri emrin e Paul Walker
Nuk është shumë transparent kur bëhet fjalë për jetën personale, familjen, bashëshorten etj, por ndonjëherë në të rrallë Vin Diesel nuk na kursen një foto nga castet me familjen.
Ai ka treguar për here të parë fytyrën e vajzës Pauline, të cilën e nderoi me emrin e mikut të ndjerë Paul Walker. Mbi foton ai shkruan:’Këtu ndodhet e gjithë dashuria.’
Reagimet për këtë foto po shkundin rrjetin social Facebook
Është kjo publikuar së fundmi nga një nënë e quajtur Jessica Anne Colletti, e cila shfaqet duke ushqyer me gji dy fëmijë.
Deri këtu mirë, por njerëzit kanë komentuar në mënyrë të pafundme mbishkrimin:’Djali im është 16-muajsh, ndërsa djali shoqes sime 18-muajsh. Unë kujdesem për të kur shoqa ime është ne punë, ne të tre kemi krijuar një lidhje shumë të vecantë me njëri-tjetrin.’ Dhe më pas trecereku i komentuesve paragjykuan fjalët dhe veprimet e saj.