Blloku Kulturë
Pse po mbyllet Qendra e Kulturës Shqiptare në Ankara?
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Genci Muçaj në një letër të hapur kërkon nga autoritetet e Shqipërisë dhe Kosovës të tregojnë vëmendje ndaj Qendrës Kulturore, Shqiptare në Ankara, e cila sipas tij rrezikon të mbyllet për shkak se nuk mbulon dot shpenzimet administrative, raporton Balkanweb.
Kjo qendër sipas tij ka qenë një iniciativë e tij si ambasador dhe ambasadorit Kosovës Avni Spahiu, por edhe ndihmës bujare të donatorëve Turko-Shqiptarë dhe Kryetarit të Bashkisë Altindag të Ankarasë, Veysel Tiryaki, i cili e dhuroi falas godinën e Qendrës së Kulturës!
Postieri i mirë i Bullgarisë
“Postieri i mirë” – këtë epitet ka marrë Ivani, një postier në një fshat të braktisur bullgar, në kufi më Turqinë për shkak të qëndrimeve të veta ndaj emigrantëve sirianë. Ivani është subjekt i një dokumentari po me këtë titull – e ku deklaron se do të garojë për zgjedhjet lokale në Golyam Dervent, i boshatisur nga banorët. Dhe nëse fiton do të lejojë që imigrantët sirianë të vendosen në fshat për t’i dhënë sërish jetë atij. “Postieri i mirë” u shfaq në Amsterdam në vitin 2016 dhe ka marrë vlerësime.
“Thriller” i Jacksonit, top - albumi i të gjitha kohërave në “R&B/Hip-Hop”
Albumi “Thriller” i legjendës Michael Jackson është top albumi i të gjitha kohërave në kategorinë “Top R&B/Hip-Hop Albums” më 1983-84. “Thriller” ishte për 37 javë në krye të kësaj liste të Billboard, transmeton. Ndërsa në vend të dytë është albumi i vitit 2009 nga Black Eyed Peas “The E.N.D.” Në vend të tretë është përsëri Jackson me “Off the Wall”. Dhe top pesëshen e përmbyllin Whitney Huston me albumin debutues të titulluar sipas saj, si dhe M.C. Hammer me albumin “Please Hammer Don't Hurt 'Em” është në vendin e pestë.
Bota agresive e Trump, shkrimtari Oz: Mëngjesin që ai fitoi, i shkruajta Merkelit
Amos Oz, shkrimtari izraelit, i ka dhënë një intervistë revistës gjermane “Spiegel”, e cila ka luajtur me një titull që ka të bëjë me presidentin amerikan Donald Trump. Një përpjekje thuajse e përditshme për të delegjitimuar dhe diskredituar administratën e re amerikane, e cila duhet thënë se në strukturimin e stafeve të saj nuk ka bërë ndonjë gabim. Në çdo rast, Oz flet për situatën në Lindjen e Mesme, për Palestinë, Izraelin, konfliktin.
Pushteti i vërtetë në dorë të burokracisë?
Angelo Panebianco shkruan sot në “Corriere della Sera” mbi një libër të ri që ka dalë në qarkullim në vendin fqinj me Shqipërinë, e I cili sugjeron një lexim “ndryshe” të pushtetit të vërtetë në Itali. “Zotërinjtë e kohës së humbur”, titullohet libri që ka për autorë Francesco Giavazzi dhe Giorgio Barbieri. Në libër tema qendrore është ai proces i zëvendësimit të pushtetit të vërtetë që është mbajtur deri më dje nga politika, me pushtetin e administratës. Burokracisë.
Fundi i kinemasë klasike
“Kinemaja me të cilën u rrita dhe që unë bëj nuk është më. Ka ikur. Teatri do të jetë përherë për atë përvojën e përbashkët, nuk ka dyshim. Por çfarë lloj përvoje ka për të qenë ajo?”
Të flasësh për miqësi në Ballkan është përherë e parakoshme. Për vëllazëri, e jashtëkohshme...*
Disa momente nga Konferenca e rinisë komuniste të Ballkanit
Kadare: Sondazhi i OSBE mbi komunizmin, racist dhe antishqiptar
Ismail Kadare nuk e ka fshehur indinjatën mbi përfundimet e një studimi të OSBE-së, sipas të cilit rreth 53 për qind e shqiptarëve kanë nostalgji për komunizmin. Në në një intervistë për konica. al ai thotë se ky sondazh ngre pikëpyetje mbi vërtertësinë dhe qëllimet për të cilat është bërë.
Seks dhe vdekje te Homeri
Luftërat trojane përfunduan me humbjen e Trojës dhe rënien e saj në duar të grekëve, shumë prej të cilëve u kthyen në shtëpi. Por i madhi Odise nuk ishte mes tyre. Ai mbeti i izoluar në ishullin e largët të Ogygias, duke shijuar – apo u bezdisur – dhuratat ndjellëse të nimfës së bukur Kalipso. “Odiseja” e Homerit, është siç e dimë të gjithë, historia e udhëtimit të gjatë të Odisesë për të shpëtuar nga Kalipsoja, drejt shtëpisë së tij në Itakë, aty ky gruaja e tij Penelopa pret, e rrethuar në mungesë të tij nga 117 princa të rinj në moshë sa për të qenë djemtë e saj.
Reformat e vërteta duhet të burojnë nga brenda Shqipërisë
Agron Alibali, studiues në fushën juridike dhe historike ka prezantuar në Librarinë e Kongresit librin e tij “Faik Konica, dritëhijet e një diplomati”. Alibali ka folur në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai ka dhënë disa sqarime për figurën e Konicës, në dritën e studimit të tij, për të ardhur te aktualiteti politik në Shqipëri. Alibali thekson se reformat e vërteta duhet të burojnë nga brenda Shqipërisë, dhe jo ta jenë asosacione të verdiktit të një selie diplomatike.