Blloku Foto e Ditës
Dalin në breg 416 balena të ngordhura në Zelandën e Re (Video)
Të paktën 416 balena u bllokuan në brigjet e Zelandës së Re dhe pothuajse tri të katërtat kanë ngordhur. Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit tha se kjo është një ngajrje relativisht e shpeshtë. Vullnetarët kanë bërë përpjekje të dëshpëruara për të ndihmuar balenat të mbijetojnë, ndërsa punëtorët e shpëtimit i nxisin balenat që të mos i afrohen bregut. jetojnë në të thellë. Bëhet fjalë për 416 balena në bregdetin e Fergouel në zonën e Golden Bay, në veri të Zelandës së Re.
Lenini do rifreskohet dhe do ndërrojë kostum
Për dy muaj, nga 16 shkurti deri më 16 prill, mauzoleumi i Vladimir Leninit në Sheshin e Kuq të Moskës jo shumë larg nga Kremlini, do të jetë i mbyllur për vizitorët. Agjencia Federale e Mbrojtjes së Kremlinit, e cila është përgjegjëse për mauzoleumet deklaroi se gjatë kësaj periudhe do të kryhen operacionet e nevojshme për mirëmbajtjen e trupit të balsamosur të udhëheqësit bolshevik .
Arabia Saudite do ndërtojë 600 milje mur për t'u mbrojtur nga ISIS
Prishet muri i Mitrovicës
Muri në veri të qytetit është prishur sot duke i dhënë fund një ndarjeje artificiale. Prishja e murit u bë pas marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës.
Delta e llavës në Kamokuna - vullkani Kilauea - Hawai
Irani teston raketa të reja: Nuk cenohet pakti për armët bërthamore
Ndërron jetë aktori i njohur John Hurt
Vetëm 2 minuta e 30 sekonda nga fundi i botës
Ora e Apokalipsit, një objekt simbolik i krijuar nga shkencëtarët në Çikago, tregon ekspozimin e botës ndaj shkatërrimit. Shkencëtarët e “kurdisin” atë në referencë me Mesnatën që përfaqëson fundin dhe sa më afër orës 12 të jetë akrepi, aq më shumë mendohet se bota është në prag katastrfofe. Me 2 minuta e 30 sekonda që është vënë këto ditë, Ora e fundit të botës paralajmëron një situatë më të rrezikshme se çdo situatë tjetër në 64 vitet e fundit. Arsyeja: armët bërthamore, ndryshimet klimaterike dhe zgjedhja e Donald Trump.