Blloku Foto e Ditës
Shupenzë, Dibër
Një fshat piktoresk në Shqipërinë verilindore, në Bulqizë, vendosur në një peizazh shlodhës dhe shumë të këndshëm
Muzina, Delvinë
Muzina është një fshat i vendosur mes Malit të Gjerë dhe Dhrovjanit, një fshat i komunës Mespotam në Delvinë. Në një pozicion të veçantë, Muzina merr jetë mes pemëve dhe ndodhet afër Syrit të Kaltër.
Kallmi, Durrës
3-4 km në Perëndim të Durrësit, plazhi i Kallmit, ofron ndoshta të vetmen pjesë të pastër dhe të paprekur shumë nga njeriu në këtë qytet.
Korça, një destinacion i shkëlqyer për dimër
Kalaja e Bashtovës
Kalaja e vetme fushore në Shqipëri. Ajo është ndërtuar pranë fshatit Vile-Bashtovës në Kavajë. U ndërtua në shekullin XV dhe u ka shërbyer venecianëve,per shkembime tregtare, pasi zona e Bashtovës është përmendur si një port lumor në Shkumbin si dhe një qendër e eksportit të drithërave