Teoritë konspirative si qëndrime publike. Aktori Steven Seagal: “Vrasjet në masë në SHBA janë të nxitura”(video)

Postuar në 11 Tetor, 2015 16:07

Debati për armët dhe mbajtjen e tyre është kthyer në qendër të vëmendjes në SHBA. Disa ngjarje të rënda të ndoshura së fundmi ka nxjerrë në sipërfaqe idenë për kufizimin e të drejtës për të mbajtur armë, që është traditë në SHBA. Si një vend pjellor për teori konspirative, në SHBA nuk mungojnë shpjegimet alternative për shumëçka, mirëpo intensiteti i ngjarjeve ka çuar në konkluzione të pazakonta që duhen marrë në konsideratë.

O Edo, Skrapari dhe Tropoja nuk përmbyten. Kështu që mos u kurse njëherë për Vlorën

Postuar në 11 Tetor, 2015 15:38

Të ngeshëm për protestë në një popull që nuk proteston kurrë

Postuar në 11 Tetor, 2015 15:28

Ismail Morina u arrestua në flagrancë me dy pistoleta dhe gjykata dha msën e sigurisë “arrest me burg”. Arrestimi i tij u bë pak para ndeshjes Shqipëri-Serbi dhe Morina kishte siguruar 36 bileta. Ndërkohë që gjykimi duhet të zbardhë se çfarë kishte ndërmend Morina, sot disa protestues kanë kërkuar lirimin e tij. Arsyeja? “Ne kërkojmë liri për Ballist Morinën, sepse ai na bëri krenarë. Në Beograd ai ngriti flamurin tonë, ndërsa në Shqipëri kryeministri ynë nuk na la ta ngremë flamurin tonë. Liri Ballistit.

Studimi në SHBA: Pozicionet e larta në punë, njësoj të arritshme, por më pak të dëshirueshme nga femrat

Postuar në 11 Tetor, 2015 15:12

PNAS publikon një studim bazuar mbi sondimin konkret në SHBA, sipas të cilit ndonëse promocioni në fusha të ndryshme, perceptohet njësoj i arritshëm, është më pak i dëshirueshëm nga femrat sesa nga meshkujt. Kjo pasi siç thuhet në studim, femrat perceptojnë se me rritjen në karrierë do të ketë më shumë pasoja negatigve, çka i bën ato më pak të angazhuara. “Vihet re një diferencë e madhe dhe e qëndrueshme gjinore në qëllimet kryesore të njerëzve.

Ende jozyrtare: Goditet konvoji ku ndodhej Abu Bakr al Baghdadi

Postuar në 11 Tetor, 2015 14:45

Mediat ndërkombëatre raportojnë se një konvoj mjetesh dhe trupash i Shtetit Islamik është goditur nga forcat irakene në perëndim të Anbarit. Ka disa raportime të pakonfirmuara se konvoj ishte edhe kreu i ISIS-it, Abu Bakr al Baghdadi, për të cilin nuk jepet një version zyrtar nëse është gjallë apo ka vdekur. Sipas përfaqësuesve ushtarakë irakenë, konvoji i Abu Bakr al Baghdadit ishte drejtuar për në Karabla ku do të mbahej një takim i komndantëve të ISIS.

Një shembull nga Athina për Tiranën(video)

Postuar në 11 Tetor, 2015 14:35

Dokumentari në fjalë, i titulluar “Athina, përpara qytetit”, është realizuar në vitin 1980 nga Nikos Grammatikopoulos. Dokumentari trajton rrënimin e Athinës, godinave dhe arkitekturës neoklasike të saj dhe transformimin në qytetin beton që është sot. Pamjet e godinave të fiksuara japin shëmbëllime të mëdha me atë çfarë shohim në ndonjë qoshe të Tiranës, ku shtëpi që bien në sy me arkitekturën e tyre, po mbulohen nga vërshimi i pallateve shumëkatëshe. Nuk është fjala për të ndalur zhvillimin, por një dokumentim i Tiranës, sado që është qytet modest, është i nevojshëm dhe i dobishëm.

Një linjë të brendshmesh për të kolmet nga Curvy Kate

Postuar në 11 Tetor, 2015 14:18

Jeni pak e shëndoshë, keni gjoks pak të madh? "Curvy Kate" ka menduar edhe për këtë me setin e ri të të brendshmeve.

Ulni taksat!

Postuar në 11 Tetor, 2015 14:02

Gazeta “Shqip” raporton se biznesi shqiptar dhe ai i huaj që operon në Shqipëri ka përpiluar një paketë kërkesash të cilat ia ka dërguar Ministrisë së Financave me synim marrjen parasysh të tyre në hartimin e paketës fiskale. Duhet thënë se nga paketa e kërkesave që raporton “Shqip” politika fiskale e qeverisë kontestohet gjerësisht dhe me gjasë ajo ka ndikuar në krijimin e një klime jo pozitive. Më poshtë kërkesat e biznesit:

Fasonët: Të mos paguhet tatimfitimi kur bëhet investim në makineri

Ministri i Bujqësisë: “Shqipëria dhe Holanda janë përcaktuar me njollë të kuqe nga stacionet metereologjike”

Postuar në 11 Tetor, 2015 13:53

Shqipëria do të goditet nga përmbytjet këtë vit, por edhe vitin tjetër. Kështu dekalroi në “Tema Tv”, ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, sipas të cilit duhet të merren masat që stacionet e hidrovoreve të furnziohen me energji elektrike. “Shqipëria ka një infrastrukturë tashmë të ndërtuar  të hidrovoreve, kanaleve të para dhe sistemit të kullimit dhe është në gjendje  të përballojë situata emergjente. Situata  të jashtëzakonshme krijojnë probleme jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera.

Chris Brown pas deklaratës së ish-partneres:Të qepi gojën dhe të më falenderojë

Postuar në 11 Tetor, 2015 13:45

Pas deklaratës që bëri modelja Karrueche Tran për BBC, ku u shpreh se Chris Brown kishte patur ndikim negativ në karrierën e saj artistike, kanë reaguar informatorët pranë ish të dashurit të Chris, të cilët i janë kundërvënë.

Ata përcjellin fjalët e këngëtarit duke thënë:’Po të mos ishte për Chris , asnjë person në botë nuk do të kishte mësuar emrin Karrueche Tran. Fati i saj i mirë, është që u lidh me Chris direct pas problemeve të tij me Rihannën, dhe ra menjëherë në sy. Karrueche të thotë faleminderit dhe të qepi gojën.’

Pages

Subscribe to ResPublica RSS