Berisha spekullon se Egjëll Agaçi është zhdukur

Tani historiku i Engjëll Agaçios, ai ka një muaj që është zhdukur, është zhdukur. Nuk tregojnë as spital, as klinikë, përkundrazi nga Roma vijnë fotografi në kafene. Po të ishte se, është e vërtetë, ai tregon spitalin, klinikën.
Të pyes pak unë këtu Edi Ramën. Po zotrote kur hoqe zorrën qorre, ç’të shtyu ty të botosh fotografinë ditën e dytë të operacionit, apo ditën e parë. Pse ti operacionin në trupin tënd nuk e mbajte sekret, por e nxorre në publik dhe na mbajte dy javë rresht zorra qorre, sa të doli në gojë.
Kurse tani për Agaçion, sekret spitali, sekret largimi dhe jo vetëm kaq. Por jo vetëm kaq, por emërohet Vilma e pushuar nga Ambasada e SHBA për fshehje akti kriminal, të një punonjësi tjetër, dihet. Ka fshehur, dhe kjo njeri e papërgjegjshme që pushohet nga ambasada e SHBA me të drejtë, sepse ka fshehur një akt dhune, jo punonjës të ambasadës, por ndaj një punonjësi ndaj nje tjetri, ka fshehur dhe shkarkohet për këtë punë, nuk e di ca pozicioni kishte, ajo merret tani dhe emërohet në vend të Engjëll Agaçit.
Atëherë, sigurisht që Edi Rama do ta donte krejt ndryshe Engjëll Agaçin, me këto që po shoh unë, por e vërteta është se, dy të zhdukur janë në Shqipëri, Engjëll Agaçi dhe Martini. Këta nuk kanë gjurmë të dy, nuk ka të zhdukur të tjerë. Nuk kam idenë se ka të tjerë të zhdukur, nëse keni më thoni. Pra janë dy të zhdukur, të dy të lidhur me Edi Ramën.
Tani të na thotë ai, se ka qenë sekretari i Përgjithshëm, nuk mund ta fshehë në këtë mënyrë, akt i turpshëm ndaj shqiptarëve. Është në spital, në cilin spital është, njoftoje. Për veten tënde e njofton, të nesërmen e operacionit, kurse për atë që i kanë konfiskuar laptopin e fsheh atë. Këtu lindin dyshime shumë të mëdha.
Me këtë qëndrim që mban Edi Rama, lindin dyshime madhore. Nëqoftëse ai është në spital, të botojë fotot, të botojë komunikatën, të mos thotë saktësisht diagnozën se ndoshta nuk do me ja nxjerrë...
... Bllokimi i arterieve koronare, sidoqoftë të faktojë me dokumente, nëse ai është me këtë patologji, i uroj ta kalojë dhe të bëhet përgjegjës para ligjit për të gjitha ato që ka kryer. Por është njëlloj si të besoj Edi Ramën, që thotë mora pyetje nga Eduardi që më thotë se, po ato lidhjet me Sorosin si i ke, dhe ky flet me vete, duke mashtruar shqiptarët. Eduardi ekziston vetëm në mendjen e tij, është vetë Edi Rama. Kur gënjen në çdo gjë është e vështirë të besohesh
Kështu është shprehur sot kreu i PD-së Sali Berisha që ka spekulluar për zhdukjen e Engjëll Agaçit, sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë.
Add new comment