Trump propozon zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza

Postuar në 27 Janar, 2025 00:43

Presidenti i ShBA, Donald Trump ka deklaruar së fundmi se palestinezët duhet të largohen nga Gaza dhe se për zhvendosjen e tyre tha se ka folur me mbretin e Jordanisë Abdullah dhe presisentin e Egjiptit.

Po flasim për ndoshta 1.5 milionë njerëz dhe ne pastrojmë të gjithën. Lëvizja mund të jetë e përkohshme ose afatgjatë

është shprehur ai.

Qëndrimi është dënuar si nga Hamas ashtu edhe nga Autoriteti Palestinez, ndërkohë që Egjipti dhe Jordania e kanë refuzuar kërkesën. Propozimi vjen në mënyrë të papritur kur mbahet parasysh se edhe Netanyahu ka qenë i kujdesshëm të mos flasë për zhvendosje ndërkohë që nga konflikti janë zhvendosur shumica e 2 milionë banorëve të Gazas.

Trump foli për këtë çështje në bordin e Air Force One duke vlerësuar se shkatërrimi është i tillë që dikton “ndërtimin e një shtëpie të re” duke “u marrë vesh me disa vende arabe”. BBC-ja shkruan se nuk është e qartë nëse kërkesa është zyrtare por Jordania dhe Egjipti kanë refuzuar prerë çdo zgjidhje që sugjeron zhvendosjen e palestinezëve. Media në fjalë shton se ideja e zhvendosjes është e nxitur nga ekstremistë në kampin e Netanyahut. Kësaj i shtohet fakti se ambasadori i ri amerikan në Izrael, Mike Huckabee refuzon edhe vetë idenë e një shteti palestinez.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.