Polonezkoy, trashëgimia polake e Stambollit, drejt zhbërjes
Lagjia polake e Stambollit është duke u shuar. E krijuar më 1842 nga imigrantë polakë nën patronazhin e princit Adam Jerzy Czartoryski, lagja që mori emrin “Polonezkoy” lulëzoi si një qendër kulturore e polakëve të larguar nga vendi. Por tashmë, pjesa më e madhe, në mos shumica dërrmuese kanë ikur, kryesisht në Poloni.
Jam një ndër nënat e fundit të brezit të gjashtë këtu. Djemtë e mi përfaqësojnë brezin e fundit të polakëve në Polonezkoy. Po bëjmë çmos të ruajmë kulturën tonë, të rrisim fëmijët dhe të vazhdojmë jetën këtu sa të mundemi
citon “Hurriyet”, Dilara Biskupski, një polake e brezit të pestë.
Ajo thotë se lagjia dominohet nga mirëkuptimi dhe toleranca fetare, por ajo tashmë po boshatiset, një shenjë e dhimbshme e zhbërjes së një trashëgimie otomane, e një Europe tjetër që sot nuk dallohet më.
Add new comment