Vera 2024, më e nxehta e regjistruar në histori
Vera që po lëmë pas është më e nxehta në hemisferën veriore që nga fillimi i regjistrimeve. Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike (C3S) të Copernicus bëri të ditur se nxehtësia e jashtëzakonshme rrit gjasat që viti 2024 të kalojë vitin 2023 si më i ngrohti i planetit në histori.
“Gjatë tre muajve të fundit të vitit 2024, globi ka përjetuar qershorin dhe gushtin më të nxehtë, ditën më të nxehtë të regjistruar dhe verën më të nxehtë boreale të regjistruar”, tha zëvendësdrejtoresha e C3S, Samantha Burgess.
Nëse vendet nuk reduktojnë urgjentisht emetimet e gazeve serrë, moti ekstrem "do të bëhet vetëm më intensiv", tha ajo. Emetimet e gazeve serrë nga djegia e lëndëve djegëse fosile janë shkaku kryesor i ndryshimeve klimatike.
Shkencëtarët konfirmuan se ndryshimet klimatike po nxisin një thatësirë të rëndë të vazhdueshme në ishujt italianë të Siçilisë dhe Sardenjës dhe intensifikoi tajfunin Gaemi, i cili preku Filipinet, Tajvanin dhe Kinën në korrik, duke lënë më shumë se 100 njerëz të vdekur.
Ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu dhe fenomeni natyror i motit El Nino, i cili ngroh ujërat sipërfaqësore në Oqeanin Paqësor lindor, ndikuan në rritjen e temperaturave në nivele rekord në fillim të vitit.
Add new comment