Lëreni t'i jargavitet lirisht Historisë!
Faqja syri.net shkruante se Edi Rama bëri atë që nuk e bëri as Enveri. Në një monument në një fshat arbëreshësh në Itali është kompozuar një hibrid mes pamjes së Edi Ramës dhe Skënderbeut. Aty ka qenë për përurimin dhija e parlamentit, Elisa Spiropali.
Mundet. Zoti Rama është një hermafrodit politik, as majtas as djathtas, as andej e as këtej, as artist, as shtetar, as europian e as pasha. Ai madje nuk e di as vetë nga i leverdis të jetë, venecian, raguzian, shkodran, mirditor, vlonjat, tropojan apo beratas. Shqiptar apo vllah, katolik apo ortodoks.
Ai është tardigrades publike – një lloj specieje e cila ka importuar 17% të ADN-së dhe i mbijeton edhe vakuumit hapësinor. Si i tillë është e pritshme që perspektiva e tij të dominohet nga pasiguria permanente, asnjë habitat nuk e identifikon.
Por faqja në fjalë ka një gabim në krahasim: Enveri nuk do ta bënte kurrë këtë përvjedhje. Sepse Enveri donte të ishte Enver, me fytyrën dhe veprën e vet. Kriminale, asgjësuese, tjetër punë. Por edhe pse vrau shokët siç thonë, e bëri se donte të ishte vetë.
Ahmed Zogu adoptoi një dhi për dishendencë simbolike, por donte dhe mbeti Ahmed Zogu. E kështu me radhë.
Kush ka bujtur në histori bujt me gjurmën e vet. Siç është. Të tjerat janë bufoneri të dikujt që e ka kuptuar që i është poftisur Shqipërisë por po të ikë do detyrohet të pranojë veten për atë që është: një Asgjë në Histori. Një diçka në statistikë. Një fatkeqësi ndër të shumtat e këtij vendi.
E mbani mend historinë e kllounit gjerman Otto, që u bë tri ditë mbret në Shqipëri? Kaq e shpjegon gjithçka. Lëreni t’i jargavitet historisë, nuk ka asgjë të keqe.
s.zaimi
Comments
E ke gozhduar zoti Zaimi. T
E ke gozhduar zoti Zaimi. T'i shkruhet si kartele ketij palacoje, qe sa vjen e po i neveritet te gjitheve.
Add new comment