Macron refuzon dorëheqjen e kryeministrit Gabriel Attal

Postuar në 08 Korrik, 2024 15:13

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka refuzuar kërkesën për dorëheqje të kryeministrit Gabriel Attal duke i kërkuar atij të rrijë në detyrë përkohësisht për të ruajtur stabilitetin.

Nisur nga rezultati i zgjedhjeve që nuk prodhoi asnjë shumicë qeverisëse, zgjidhja e Macron tingëllon si e vetmja logjike, ndërkohë që më këtë akt, Macron, po synon të shndërrohet në aktor të menaxhimit të situatës, përpara sesa rezultati të kapitalizohet si kërkesë për dorëheqjen e tij.

Në Francë ka njerëz që po flasin për një paralizë qeverisëse dhe dilemat politike janë jo të vogla. P.sh nëse Macron thirri zgjedhje të parakohshme për shkak të një rezultati të ulët në zgjedhjet europiane, për cilën arsye duhet të qëndrojë në krye të shtetit kur në zgjedhjet kombëtare del në vend të dytë? Pyetja lidhet me faktin se akti i tij i kalimit në zgjedhje të parakoshme ishte një kumar personal që u kritikua prej shumëkujt dhe faktorizoi si asnjëherë më parë të djathtën ekstreme.

Aktualisht qeveria e re do të duhet të huazonte një kryeministër nga e majta e drejtuar nga Jean Luc Melenchon, si subjekti i parë në zgjedhje, në koalicion me qendrën e Macron, diçka që është shumë jopërfaqësuese përderisa në raundin e dytë të zgjedhjeve, rezultati synonte më tepër mbajtjen larg pushtetit të Le Pen, duke tërhequr nga gara një pjesë të kandidatëve për të maksimalizuar rezultatin majtas. Një votë e sforcuar jo për një qeveri të re, por për të shmangur ardhjen e një qeverie të caktuar. Pse pra Macron duhet të mbetet ende në detyrë nëse e vlerësojmë pozicionin e tij me standardin e tij të zgjidhjes së krizës?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.