Rritet çmimi i biletës për t’u ngjitur në Kullën Eiffel

Postuar në 22 Qershor, 2024 17:49

Kulla Eifel është një nga 10 monumentet më të vizituara në botë. Në një lartësi 330 metra mbi horizontin parizian, kostot e mirëmbajtjes së tij tani janë rritur.

Për të përballuar këtë, një rritje në çmimet e biletave ka hyrë në fuqi që nga 17 qershori. Të rriturit duhet të paguajnë tani më shumë se 35 € për ta soditur kryeqytetin francez nga maja e "Zonjës së Hekurt", një rritje prej 20 për qind e tarifës së mëparshme të 29,10 €.

Me të ardhurat nga rritja e çmimit – që vlen për të gjitha biletat – Société d'Exploitation de la Tour Eiffel (SETE), kompania publike që menaxhon monumentin, shpreson të ribalancojë financat e saj, të prekura nga karantina e gjatë e Covid-19 dhe një grevë që çoi në mbylljen e përkohshme të kullës në shkurt.

Kulla Eifel nuk ka humbur asgjë nga të qenit atraksioni turistik numër një në Paris. Në vitin 2023, rreth 6.3 milionë njerëz e vizituan atë, duke shënuar rekordin më të madh që nga viti 2015.

SETE, kompani publike 99 për qind në pronësi të qytetit të Parisit, po përpiqet të rikuperohet nga pandemia Covid-19. Kulla u mbyll për disa muaj, çka çoi në rënie të katërfishtë të të ardhurave në vitin 2020, kur u mblodhën 25 milionë euro krahasuar me 99 milionë euro një vit më parë. Totali i tre viteve 2020-2023 arriti në 113 milionë euro, sipas vlerësimeve të Bashkisë së Parisit.

/ France 24 /

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.