Një deklaratë poshtëruese nga BE-ja dhe një marifet bizantin për izolim nga Tirana për Kosovën

Postuar në 03 Qershor, 2023 17:27

Bashkimi Europian ka dalë sot me një deklaratë rreth zhvillimeve në Veriun e Kosovës përmes së cilës dënon në “termat “më të fuqishëm” aktet e dhunës kundër qytetarëve, trupave të KFOR-it, zbatuesve të ligjit dhe mediave dhe bën thirrje për çetensionim të situatës.

Ne u kërkojmë si Kosovës dhe Serbisë që të marrin masa të menjëhershme dhe të pakushtëzuara për të de-përshkallëzuar situatën, të ndalin së përdoruri retorikë ndarëse dhe veprime të mëtejshme të pakoordinuara

thuhet në deklaratë.

Më tej, Bashkimi Europian ka mbajtur linjën e njëanshme të qëndrimit të vet teksa në një paragraf më poshtë, bën thirrje autoriteteve të Prishtinës që të ndalë operacionet policore në afërsi të ndërtesave bashkiake në Veriun e Kosovës.

Kryebashkiakët duhet të zbatojnë detyrat e tyre në ndërtesa të tjera. Zgjedhjet të reja duhet të njoftohen sa më shpejt të jetë e mundur në të katër bashkitë dhe të jenë gjithëpërfshirëse

thuhet në deklaratë.

Siç shihet, Bashkimi Europian po kërkon që ligji të mos zbatohet kësaj radhe sepse ashtu ia do mideja Beogradit, duke ushtruar një presion që ka për të lënë gjurmë në perceptimin e unionit në botën shqiptare. Sepse trajtimi i diferencuar në këtë rast është evident, sikundër është e qartë se BE-ja nuk e ka atë forcë që pretendon se e ka.

Është edhe më cinike në këtë kuadër ndërhyrja e gagarelit të Tiranës, kryeministrit Edi Rama, që entuziast për deklaratën i ka bërë thirrje “Kosovës vëllazërore dhe Serbisë mike” që të veprojnë sa më shpejt, a thua ky qenka zëri i arsyes në rajon, ndonëse edhe më naivi e kupton se loja e kësaj kukuvajke është izolimi i kryeministrit të Kosovës. Të shpresojmë se nuk do të harrohet kjo thikë në shpinë që është më e panevojshme sesa tensionet në Veri, edhe pse injorimi është kafshatë që nuk kapërdihet në Tiranë. 

s.zaimi

Comments

Submitted by dori (not verified) on

Ka nje rreth, le ta quajme, te papecaktuar shqiptaresh (ne Shqiperi) qe nuk e fshehin njesifare admirimi per Albin Kurtin. Se perse, kjo nuk ka te beje shume me Kurtin si person, por me perkatesine e tija ideologjike. Kurti eshte nje i majte i shpallur. Nje kosovar i majte, dmth edhe socialist...! Ne psiken e shqiptareve te Shqiperise, kosovaret jane "veriore", "maloke", e per rrjedhoje edhe te djathte ( si ky Saliu yne nga Tropoja); keshtu, nje kosovar i majte, socialist, eshte thyerje e ketij gjykim-paragjykimi; per rrjedhoje, edhe i afert...; keshtu shpjegohet edhe admirimi, ne mos me shume, nga shipecat e Shqiperise per Albin Kurtin. Nga ajo qe kam vene re, shume te rinj kryeqytetas (tiranas) e pelqejne Albinin pikerisht pse eshte i majte; majde, per paradoks, ka edhe te djathte qe kane simpati per te, po pikerisht pse eshte "kosovari i majte"...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.