G7: Asetet ruse ngrijnë derisa të mbarojë lufta dhe pasi Rusia të paguajë për dëmet
Asetet e Rusisë që janë aktualisht nën juridiksionin e vendeve të G7 do të qëndrojnë të ngrira deri në zgjidhjen e konflikttit ukrainas. Njoftimi është bërë zyrtar nga ministrat e vendeve të G7 pas një takimi në Karuizawa të Japonisë:
Ne jemi të vendosur, në përputhje me sistemet respektive legjislative, që asetet sovrane të Rusisë nën juridiksionin tonë të mbeten të ngrira der isa të zgjidhet konflikti në Ukrainë. Çdo zgjidhje duhet të sigurojë që Rusia të paguajë për dëmet që ka shkaktuar
thuhet në deklaratë.
Një javë më parë, gazeta gjermane “Die Ëelt” raportoi se Komisioni Europian ka propozuar që asetet ruse të investohen në bonde qeveritare europiane pasi kalimi I tyre te Banka e Ukrainës është ligjërisht e pamundur.
Add new comment