Gjermania bllokon legjislacionin për ndalimin e makinave me karburant
Gjermania po bllokon aprovimin përfundimtar të legjislacionit europian për ndalimin e shitjeve të automjeteve të reja që emetojnë CO2 duke nisur nga viti 2035. Si shkak për këtë qëndrim nxirret politika proteksioniste e Berlinit për industrinë e vet të makinave, një ndër mëtë mëdhatë në botë.
Teknikisht bllokimi nga Berlini vjen për shkak se një ndër partitë e koalicionit qeverisë, Partia e Lirë Demokratike sugjeron që të lejohet prodhimi dhe shitja e makinave me motor me djegie të brendshme me kushtin që ato të përdorin karburant ekologjik, që janë neutral por që kërkojnë shumë herë më tepër energji për t’u prodhuar.
Në një takim mes presidentes së KE-së Ursula von der Leyen dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz, nuk është arritur ndonjë marrëveshje mbi një legjislacion për të cilin kanë rënë dakord të gjithë veç Gjermanisë.
Add new comment