Pretendimet dhe pyetjet e opozitës ekspozohen në ShBA nën titullin: Gjyq për McGonigal në Tiranë!

Postuar në 05 Mars, 2023 18:25

Një opinion i djeshëm i Peter Lucas në një ndër gazetat më të vjetra amerikane, “Boston Herald”, apelonte që gjyqi i Charles McGonigal, ish-operativit të FBI-së në Neë York të zhvillohet në Tiranë.

Sepse aty janë dëshmitarët…dhe aty McGonigal u bë i pasur pa vënë në dijeni FBI-në

Opinioni tingëllon provokativ, mirëpo Lukas ka evidentuar për një pjesë të publikut amerikan, edhe atij politik, pretendimet apo interpetimin qendror të opozitës shqiptare për këtë çëhtje. Që përkojnë edhe me nevojën për të dhënë përgjigje mbi disa pyetje shumë të rëndësishme. 
Lucas vë në dukje p.sh se prindërit e sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken janë shumë të lidhur me financierin Soros, i shumëakuzuar në Tiranë. Ata kanë themeluar Open Society Archives në Budapest, vendi i origjinës së Soros. 

Lucas nuk kursen as ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim, që sipas tij u përpoq të hiqte nga Partia Demokratike, Sali Berishën, çka e intoksikon gjithçka. Shkrimi ka një vlerë për këtë: informon në ShBA mbi një pretendim të opozitës dhe vë në dukje hapur natyrën okulte të relacioneve që krijonë përfaqësia amerikane në Tiranë e tashmë edhe një zyrtar i FBI-së.

Patjetër që kritika të tilla krijojnë kosto edhe për z. Blinken apo administratën në tërësi që është brenda përgjegjësive të veta me skandalin “McGonigal”, ndonëse ishte Byroja që veproi për të hapur atë si çështje. Nëse këto nuk kanë rëndësi, atëhërë rëndësi ka fakti se tashmë kuptohet se edhe vetë politika amerikane përçohet e deformuar në vende si Shqipëria dhe se në rrugën nga qendra në përfaqësi mbeten vetëm llafet. Punët i kalibrojnë burokratë si McGonigal dhe Kim që krijojnë edhe dëme të mëdha. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.