Ndalohen në Australi 2.4 tonë kokainë me vlerë 700 milionë dollarë
Autoritetet australiane kanë ndaluar një ngarkesë prej 2.4 tonësh kokainë me një vlerë tregu prej 677 milionë dollarësh, më e madhja në historinë e vendit, gat isa gjysma e konusmit vjetor të vendit.
Mediat raportojnë se droga i përkiste një karteli meksikan dhe si pasojë e operacionit janë arrestuar 12 persona dhe me këtë rast komisari i policisë për Australinë Perëndimore, Blanch deklaroi se suksesi I arritur është një mesazh për trafikantët se drogërat e tyre vdekjeprurëse nuk janë të mirëpritura në Australi. Blanch ka deklaruar se informacionet fillestare për operacionin kanë ardhur në nëntor 2022 dhe se ai ka qenë i koordinuar me amerikanët.
Add new comment