Një Gjykatë Apeli, ose vrasja e mundësisë për drejtësi minimale

Postuar në 01 Shkurt, 2023 10:03

Nga sot nis funksionimin Gjykata e re e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm. E thënë thjesht: nis punën e vetmja Gjykatë Apeli në Shqipëri nga 6 që ishin. 
Disa shifra: 10 trupa gjykuese, 60 mijë dosje në rang vendi, 4 salla gjyqi. 
Ndërkohë që në Gjykatën e Lartë raportohet se deri më tani po ezaurohet shqyrtimi I dosjeve të vitit 2016. 

Kushdo që vihet në njohje të kësaj situate percepton se sado qëllimmire reforma në drejtësi, drejtësia po sabotohet dhe neutralizohet në infrastrukturë. Ligjet mund t’I bësh si të duash, ato bëhen shumë të këqija kur nuk zbatohen. 

Çështja është e tillë që p.sh ka në proces dosje për pension ushqimor, ndihmë për fëmijët të cilat presin me vite, pa harruar zakonin e ndyrë të shtetit shqiptar që për çështje nga më banalet kërkon rekurs në Gjykatë të Lartë jo vetëm sepse shteti nuk mund të humbasë, por ai kërkon drejtësi deri në fund. A thua zyrat juridike nuk kanë trutë në kokë që të kuptojnë se shkeljet nuk mbrohen. 

Përtej kësaj reduktimi i numrit të gjykatave të Apelit në kushtet e stokut masiv të dosjeve të pashqyrtuara lë vend për të interpretuar se kemi të bëjmë me një vendim që synon shkurajimin përfundimtar të qytetarëve në këtë vend dhe të mbrojë administratën përmes kaosit dhe afatave pa mbarim.

Përndryshe kjo ndërhyrje që nuk konsideroi as mundësitë fizike të godinës është shumë për ta parë vetëm si shprehje budallallëku. 

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Nuk ka drejtesi minimale. Ka drejtesi qe jep drejtesi ose qe nuk e jep ate. E drejta nuk mund te jete pak a shume e drejte sepse te gjitha perfundimet do te jene si femra: shtazene ose jo. Minimalisht? Cfare kuptimi ka?

Submitted by Heu bre (not verified) on

Perse genjeni pa shkaqe te arsyeshme? Kush ju tha qe "Nga sot nis funksionimin Gjykata e re e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm"? E verteta eshte qe "NGA SOT NIS MOSFUNKSIONIMIN GJYKATA E RE E APELIT E JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM". Ok?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.