Spanja bllokon pjesëmarrjen e Kosovës në Organin e Rregullatorëve Europianë për Komunikimet Elektronike

Postuar në 17 Janar, 2023 15:17

Kosova nuk do të lejohet të marrë pjesë në Organin e Rregullatorëve Europianë për Komunikimet Elektronike, BEREC. Në vendim e Gjykatës Europiane të Drejtësisë thuhet se anulohet vendimi i Komisionit Eurpian për sa kohë që ai nuk ka fuqi që ta zbatojë atë. Po ashtu, thuhet se funksioni i vetëm i Komisionit Europian në BEREC është të kontrollojë funksionimin e duhur të rregullores.

Gjykata e Drejtësisë, duke iu referuar opinionit këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, më 22 korrik 2010 mbi deklaratën e pavarësisë së Kosovës, konsideron se Kosova duhet të trajtohet në të njëjtën mënyrë si “një vend i tretë”, në përputhje me atë që sugjeron Rregullorja BEREC, pa shkelur ligjin ndërkombëtar. Prandaj, Gjykata e Përgjithshme nuk ka gabuar kur ka konkluduar se Komisioni mundet, në përputhje me rregulloren, ta trajtojë Kosovën si “vend të tretë”.

Kujtojmë që në mars të 2019-s, Komisioni Europian autorizoi disa vende, përfshirë Kosovën, që t’i bashkoheshin aktiviteteve mes autoriteteve rregullatore vendase dhe BEREC. Në po të njëjtin vit, Spanja, doli kundër duke e çuar çështjen në Gjykatën e Drejtësisë së BE. Madridi argumentoi se nuk ishte në kompetencë të Komisionit Europian një vendimmarrje e tillë, duke theksuar se Prishtina nuk mund të konsiderohej një “vend i tretë”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.