Jac Ma heq dorë nga kontrolli i Ant Group

Postuar në 08 Janar, 2023 17:26

Jack Ma, miliarderi i njohur kinez, ka njoftuar se do të heqë dorë nga kontrolli i gjigandit financiaro-teknologjik, Ant Group.

Ai kontrollonte deri më ta i 53.46% të kompanisë dhe tani ai do të mbajë vetëm 6.2% mes atyre që kanë të drejtë të votojnë për vendimmarrje.

Kompania ka bërë me dije se do të riorganizojë strukturën në mënyrë që mos të ketë më kontroll nga një person i vetëm. Ant Group është degë e AliBaba Group dhe zotëron sistemin më të madh mobile të pagesave, Alipay me 1.3 miliardë përdorues dhe 80 milionë tregtarë.

Vendimi pason një konferencë të mëparëshme ku ai vlerësoi sistemin digjital në veprimet bankare dhe ka deklaruar se e ardhmja e kreditimit do të kushtëzohet nga të dhënat jo kolaterali. Mediat në Perëndim e lidhin vendimin edhe me një politikë të Pekinit zyrtar kundër një biznesmeni shumë të fuqishëm dhe që nuk mban heshtje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.