Nuk i blejnë dot, po pse nuk ka asnjë blerës të kallëzuar?

Postuar në 29 Shtator, 2022 18:41

Në videomonologun e shpërndarë sot, kryeministri Edi Rama, tregoi në vetë të parë sesi ai si drejtues ekzekutivi po merr 4 mijë e ca metra ndërtim pa leje për t’ia vënë në shërbim publikut. Pasi akuzoi gjithkënd se nuk kishte parë atë ndërtim, z. Rama ndër të tjera tha në mënyrë afirmative se: 
Mua dhe qeverinë nuk na blejnë dot

Të bëjmë sikur nuk e dimë se çfarë na thonë emra si Saimir Tahiri, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj e për një moment ta besojmë. Dhe duhet ta besojmë se është kështu në të vërtetë. Pyesim natyrshëm: si provohet kjo gjë? 

Nga besimi i z. Rama, vullneti i tij? Ngasja në pushtet është e madhe, ndaj pa u provuar nuk mund të flitet.

Çfarë mandej na çon në atë temën tjetër dhe delikate: nëse dikush ka tentuar të blejë z. Rama apo qeverinë pse nuk kemi një kallëzim të vetëm ndaj korruptuesit të mundshëm? 
Z. Rama ka bërë kallëzime për shpifje p.sh, por jo për tentativë korruptimi. As ministrat e tij.

Kështu që në dritën e kësaj deklarate patetike ne mbetemi me dyshimin se ose z. Rama gënjen, ose atë e gënjejnë dhe nuk e di të gjithë të vërtetën, ose ai ka refuzuar të blihet, duke përmbushur një kërkesë morale që e ka patur përherë ndaj vetes, por nuk ka përmbushur detyrën qytetare dhe atë të shtetarit: të denoncojë korruptuesin.

Ka rëndësi themelore kjo për shkak se vetëm kështu korrigjohet ai sistemi që prish njerëzit e për të cilin flet përherë kryeministri.  

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.