Ndërron jetë Vangelis
Ka ndërruar jetë në moshën 79 vjeçare, kompozitori dhe artisti i njohur grek, Vangelis Papathanassiou. I njohur për kolona zanor të filmave të famshëm, Papathanassiou krijoni një reputacion ndërkombëtar që nuk lidhet vetëm me një krijim.
I lindur si Evangelos Odysseas Papathanassiou më 1943 në Volos, kompozitori i ardhshëm nuk mori ndonjëherë formim muzikanti. Sipas tij kjo shpëtoi kreativitetin e tij.
Pas grushtit të shtetit, Vangelis, emri i tij i artit, tashmë anëtar i bande muzike rock, udhëton drejt Parisit si pjesë e një eksodi artistësh të rinj. Në kontekstin kulturor të atyre viteve, Vangelis do të krijojë “Karrocat e Zjarrit”, dedikuar një grupi sportistësh britanikë që triumfoi në lojërat olimpike të vitit 1924. Pjesa pati një sukses të jashtëzakonshëm, aq sa duket bezdiste edhe vetë krijuesin që dikur e quajti:
thjesht një pjesë tjetër muzikore
Ndoshta ky sukses la në hije arritje të tjera si p.sh kolonat zanore të filmave si “Missing” të Costa Gavras dhe “Blade Runner” të Ridley Scot.
Ai qëndronte kundër komercializimit që sipas tij të dikton përsëritjen e vetes në emër të një suksesi.
Me një interes për shkencën, ai kompozoi pjesë për projektet e Agjencisë Europiane të Hapësirës dhe një tjetër me rastin e vdekjes së astrofizikanit, Stephen Hawking. Me ikjen e tij duhet thënë se edhe bota greke humbet shumë, edhe për faktin se pak më parë u nda nga jeta një tjetër personalitet i artit, Mikis Theodhorakis.
Më poshtë, një ndër krijimet e tij më të njohura:
Comments
RIP o figure. Ca te thuash me
RIP o figure. Ca te thuash me per ty : Spotify ... per kete kenge ke 57 milione .... nje himn qe ndoshta nuk e pelqejne liberalet dhe ata qe kane mare kot se mund ta nxjerin racist/kolonialist/e neokolonialist e ku e di une, po nuk ka muzike me inspiruese per nje gje nga me kurajozet qe bene mediteranet e kaluan oqeanin tek kurioziteti dhe kurajoja i coi perpara drejt te panjohures.
respekte!
Add new comment