Draghi kërkon anullimin e vetos në vendimmarrjen europiane: Të kalojmë te vendimet me shumicë të cilësuar
Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, ka bërë thirrje për ndryshimin e mekanizmit vendimmarrës në institucionet europiane. Në një fjalë të mbajtur para Parlamentit Europian në Strasburg, Draghi kërkoi kapërcimin e parimit të unanimitetit.
Institucionet e krijuara nga paraardhësit tanë në dekadat e shkuara i kanë shërbyer mirë qytetarëve europianë shumë mirë, por janë të papërshtatshme për realitetin e tanishëm me të cilin përballemi. Ne duhet të kapërcejmë parimin e unanimitetit që krijon dinamika të vetove kundërshtuese dhe të lëvizim drejt vendimeve të arra me një shumicë të cilësuar
tha ai.
Draghi ka përshkruar konceptin e “federalizmit pragmatik”.
Nëse kjo kërkonin nisjen e një procesi të ndryshimit të traktateve të BE-së ne duhet ta përqafojmë atë
ka shtuar ai.
Sipas tij, kriza e bllokut europian kërkon përshpejtimin e procesit të integrimit dhe koordinim të politikave të jashtme dhe atyre të mbrojtjes. Anullimi i mekanizmit të vetos do ta bënte më fleksibël dhe më pak të ngurtë funksionimin e Unionit që deri më sot ka penalizuar vende si Shqipëria, edhe pse duhet thënë se duke qëndruar strikt kritereve, ne nuk jemi gati për anëtarësim.
Comments
U be BE si koperative
Mire e ka Dragi se i cane bythen. Nje cope Bullgari ketej per ceshtje idiote ndalon pa lidhje dy vende per hapje negociatash. Nje Qipro andej ka 50 vjet qe i ka ngel ne shpine BE gerr verr e nuk bie dakort per asgje e kerkon te beje cubin. Nje Greqi qe uzo e vaj ulliri e vec bertet bobo sa inat me kane mua, hane e pine tash 50 vjet me leke qe nuk i kane. Nje Hungari qe i do leket po rri me shkop ke dora e syte nga Rusi. Nderkohe Italiane Gjermane, francez e spanjolle mbajne gjithe barren
Add new comment