Beteja për ujin në Zall-Gjoçaj, Ndreka: Gjykata u dha të drejtë banorëve, kallëzim nëse vendimi nuk zbatohet

Postuar në 18 Janar, 2022 17:06

Prej tre vitesh, banorët e Zall Gjoçajt protestojnë kundër ndërtimit të hidrocentralit në zonë, për prodhimin e energjisë elektrike. Ata kundërshtojnë grumbullimin e ujit në një pikë të vetme, në mënyrë që të sigurohet prodhimi i energjisë elektrike. Betejat e tyre kanë vijuar edhe në gjykatë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë ka vendosur në favor të tyre, duke i hequr kompanisë koncensionare licensën për prodhimin e energjisë. Duke qenë se kompania vijon pa ndalur punën duke ndërprerë në 100% ujin, banorët janë përpjekur të lirojnë vetë rrjedhën e lumit edhe pse kompania ishte siguruar të rrethonte gjithë territorin rrotull digës.

Avokatja Dorina Ndreka, e cila i ka ndjekur proceset gjyqësore tha në studion e lajmeve të MCN TV se mosekzekutimi i vendimit gjyqësor përbën vepër penale dhe se banorët kanë gati kallëzimin.

Banorët kanë qenë të detyruar që në kuadër të ndërtimit të HEC-it, duke parë që uji është tërësisht i bllokuar ka pasur një moment që e kanë zhbllokuar. Ne e kemi fituar çështjen dhe pavarësisht apelit, vendimi është i formës së prerë. Aktualisht kemi paraqitur disa ankesa pranë Entit Rregullator, të cilët kanë refuzuar përmes heshtjes t’i përgjigjen, ndaj kemi këto protesta.

Vlera e investimit është 14 milionë euro. Sipas projektit, HEC-i do të jetë në dorë të koncesionarëve për 35 vite dhe më pas i kalon publikut.

Ndreka thotë se në përpjekje për të bindur banorët të firmosin, atyre u është prezantuar një projekt që nuk është i vërteti.

Banorëve u është bërë një prezantim gjysmak dhe prezantohet si një projekt i ardhur nga qielli. Por banorët kanë refuzuar që në fillim. Ka shumë organizata që kanë dalë në mbrojtje të banorëve dhe ekspertët e mjedisit bien dakord që nuk mund të ndërtohet HEC në park kombëtar.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.