SHBA: Jemi në Bosnje për ta tërhequr nga gremina
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar se do të ndërhyrjnë me të gjitha mjetet e presionit diplomatik për të shmangur ndarjen e Bosnje-Hercegovinës. Në një intervistë për “The Guardian”, këshilltari i sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Derek Cholet, ka sinjalizuar angazhimin intensiv të SHBA kundër separatistëve serbë.
Ne i kemi përshpejtuar shumë përpjekjet tona diplomatike për të tërhequr Bosnjen nga humnera. Zërat për rikthimin e konfliktit na shqetësojnë shumë
ka thënë Cholet.
Zyrtari amerikan ka sqaruar se ka përcjellë një letër të Blinken për liderët boshnjakë në të cilën theksohet se paqja në Bosnje – Hercegovinë është prioritet për administratën amerikane.
Kjo është një çështje me të cilën shumë njerëz në këtë administratë kanë një lidhje të gjatë dhe kanë edhe ndjenja personale të forta
ka vijuar ai.
Cholet ka sqaruar po ashtu se Blinken ka paralajmëruar me sanksione të forta këdo që vë në diskuktim, apo përpiqet të sabotojë realitetin e post-Dayton.
Add new comment