Dyshohet se ka vdekur në fund të 2020-ës, shfaqet në video lideri i Al-Qaidas
Kreu i Al-Qaidas Ayman al-Zawahri është shfaqur sot në një video në 20-vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit 2001.
Jeruzalemi nuk do të judaizohet kurrë
shprehet ndër të tjera al-Zawahri.
Në media të ndryshme kanë ngritur dyshime mbi kohën e regjistrimit të videos, pasi lideri i al-Qaidas mendohet se ka muaj që ka vdekur.
SITE Intelligence Group, një media që monitoron faqet online të xhihadistëve vë në dukje se al-Zawahri ka përmendur tërheqjen e amerikanëve nga Afganistani, por një gjë e tillë nuk provon gjë pasi tërheqja u njoftua në shkurt të vitit 2020 me marrëveshjen e Dohas. Po ashtu mbetet i dyshimtë fakti se al-Zawahri nuk përmend në video marrjen e Kabulit nga talebanët muajin e shkuar, por ka përmendur sulmin e 1 janarit kundër trupave ruse në Raqqa.
Add new comment