Lista të natyrshme
Ka një debat në media për listat e dy partive kryesore. Jo ky në vend të 7-të, jo ai iku, ajo dha dorëheqjen, pati debat. Lista e PD-së ashtu, lista e PS-së kështu.
Mirëpo ky debat ngatërron qëllimin kur teksa në teori mëton ta relatojë listën me imazhin e asaj që duhet të jetë deputeti dhe mënyrën si zgjidhet ai, me realitetin e gjërave dhe atë sesi ne të gjithë i zgjidhim punët tona. Një mik aty, një shok atje, spiunllëk më tej, paratë si zakonisht. Dhe ja. i thua hallit tutje.
Është e çuditshme sesi opinioni – ai që popullon mediat – shfaqet edhe më hipokrit se partitë dhe kryetarët e tyre. Sepse kushdo e ditë se partitë janë hipoteka personale, private të një njeriu, apo disa njerëzve që kanë vetëm një politikë: shpërndarjen sipas interesit të parasë publike.
Kushdo që do kishte këtë politikë do kërkonte lepepeqet e veta, pa zë e pa kokë, të bindur e pa fjalë. Ndaj ku qëndron çudia? Listat janë mëse normale sepse kur vjen puna tek analizimi i politikës perspektiva e atij që vendos vjen e para.
Partitë më një anë, shqiptarët në tjetrën. Mos t’i ngatërrojmë punët.
Add new comment