Ndahet nga jeta ish-ministri i Integrimit Marko Bello
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2020/12/14141964_10154541510361683_6930624451512293779_n_2020_12_04_10.jpg?itok=AHD6jj8a)
Ish-deputeti socialist, Marko Bello, ka ndërruar jetë në moshën 59 vjeçare. Ai po kurohej në Turqi pasi ishte prekur nga CoVid-19 dhe nuk ka mundur ta kalojë sprovën.
Bello ka ushtruar detyrën e ministrit të Integrimit në qeverinë e Fatos Nanos dhe më herët ka qenë diplomat dhe gazetar.
Qytetaria ishte tipari që e dallonte më së shumti ish-deputetin socialist, i cili hynte te kategoria e atyre politikanëve që etikën në komunikim e kanë të natyrshme dhe jo sforco.
Është me të vërtetë një humbje njerëzore, por edhe publike në një vend ku lapërdhia është bërë institucion.
Add new comment