Ministër është Ky? Çështjen e pronave e zgjidh vetëm një tokësor: Edi Rama(video)
Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi ka qenë këto ditë në Finiq të Sarandës ku ka improvizuar një takim me kryetarin e Bashkisë, Kristaq Kiço, 4-5 banorë dashamirës me problematikën që kanë prej 30 vitesh në shoqërinë e një tasi ullinjsh dhe një tasi arrash. Teksa banorët flasin për problemin e pronës, ministri Çuçci shfaqet i rehatuar në karrige, me një palë syze dielli që nuk i ndan, maskën ulur në mjekërr, duke u përtypur dhe pastruar dhëmbët nga arrat me thithje precizioni.
Më mirë se kaq çështja e pronave nuk mund të trajtohet. Si një udhëtar që ka hyrë në botën e çudirave, ministri di çfarë përgjigje të japë: problemi është i ndërlikuar, ose i ndërlikum kur kemi kaluar Qafën e Muzinës, por atë mund ta zgjidhë vetëm një tokësor: Edi Rama. Sapo diga cerebrale e Çuçit lëshon këtë rrëke mençurie, diskutimi mbyllet me një fct, fct, pastrim dhëmbësh me thithje, që të kujton atw tikun e pijanecëve.
Add new comment