Kryeministri: Qeveria e PD-së më propozoi shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e Plazza Shopping
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar dje gjatë një interviste për News24 se qeveria e Partisë Demokratike ka paraqitur pranë tij si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, projektin Plazza Shopping, që parashikonte shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin në hapësirën e tij dhe përreth të një qendre me dyqane dhe butike. Z. Rama e ka cilësuar atë si projekt të bukur, por që sipas tij e kundërshtoi sepse ideja e tij është ndërtimi i një teatri të ri në vendin e të vjetrit. Lidhur me financimin e ndërtesës së re, z. Rama ka sqaruar se Bashkia e Tiranës do të marrë kredi në garancinë sovrane të qeverisë.
Comments
Lul Basha me injorancen,
Lul Basha me injorancen, islamizmin, makuterine e tij per para eshte i njohur, ndaj s'ka nevoje per te humbur kohe per ta njohur. Por dhe ti mos u hiq si shpetimtari i Shqiperise!
Add new comment