Nën mbrojtjen e Lulit

Postuar në 02 Tetor, 2019 14:14

Bashkë në ditë të mira dhe në ditë të këqija. Sot Partia Demokratike tha se i ka kërkuar Prokurorisë të nisë hetimet për pagesën e 80 mijë dollarëve të paguara për foton e Edi Ramës me Presidentin amerikan Barak Obama në vitin 2012. Kërkesa e PD-së i është dërguar prokurorisë pas vendimit të gjykatës amerikane për të dënuar me burg William Argeros, shtetas amerikan, që ka deklaruar se  paguar 80 mijë Usd për llogari të zotit Rama.

Sipas Zërit të Amerikës këtë e pohoi në gjyq avokati i William Argeros, i cili, citohet të ketë thënë se “klienti i tij ka vepruar në emër të një kandidati për postin e kryeministrit në Shqipëri, i cili dëshironte një foto të realizuar me zotin Obama.

Zyra e prokurorit amerikan pretendonte se zoti Argeros organizoi kontributin përmes një banori nga New Jersey, Bilal Shehu, i cili u dënua me kusht në vitin 2017. Gjykatësja Cox Arleo tha se i dha zotit Argeros një dënim më të rreptë, pasi ai pranoi se kishte gënjyer një juri të madhe. Në fakt PD ka shmangur padinë ndaj kryeministrit, por është mjaftuar me një kërkesë ndaj Prokurorisë për nisje të hetimeve, ndonëse 3 vjet më parë kishte lajmëruar padi të ngjashme për mashtrim dhe pastrim parash. Për çështjen në fjalë kryeministria është prononcuar në vitin 2016, duke thënë se Edi rama nuk i trembet drejtësisë.

Reagimi i Kryeministrisë për foton me Obamën në vitin 2016

Duke shprehur keqardhjen për manipulimin mediatik dhe propagandën e baltës lidhur me një foto të vitit 2012 me Presidentin Obama, Kryeministri Edi Rama sqaron se ai as nuk ka marrë pjesë në ndonjë organizim elektoral të Presidentit Obama dhe as nuk ka kryer ndonjë pagesë, për të marrë pjesë në një organizim të kësaj natyre. Bilal Shehu që sot po gjykohet në SHBA për çështjen në fjalë është pjesëtar i komunitetit shqiptar në Neë York dhe është takuar me delegacionin tonë në SHBA në vitin 2012. Por në mënyrë kategorike nuk ka patur asnjë lloj veprimi financiar nga ana e Edi Ramës për të realizuar fotografinë e takimit me Presidentin Obama. Kryeministri i bën thirrje edhe njëherë Lulëzim Bashës të fokusohet tek reforma në drejtësi dhe respektin e tij për drejtësinë në Shtetet e Bashkuara, ta tregojë duke mbështetur projektin kushtetues të Reformës në Drejtësi që është hartuar me kontributin e çmuar të Shteteve te Bashkuara dhe Bashkimit Europian. Edi Rama nuk ka frikë nga drejtësia, nuk ka frikë nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit të drejtësisë”

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.