Zbulohet kafka e parë e plotë e Australopithecus Anamensis - 3.8 milionë vjet e vjetër
Disa kërkues të Institutit Max Planck për Antropologjinë Evolucionare kanë zbuluar kafkën e parë të Australopithecus anamensis, varianti më i hershëm i species Australopithecus dhe që pranohet se i ka pararendur Australopithecus afarensis.Sipas revistës “Nature” që publikoi lajmin, gjetja ka rëndësi të dorës së parë për të kuptuar homininët që i paraprinë homo sapiensit, pasi deri më sot AA identifikohej dhe studiohej vetëm përmes disa nofullave dhe dhëmbëve të fosilizuar që ishin gjetur në vende të ndryshme.
Kafka është gjetur në rajonin Afar të Etiopisë dhe ajo daton sipas vlerësimeve të bëra në 3.8 milionë vjet e vjetër. Kjo është koha kur Australopithecus Anamensis i dha rrugë lindjes së Australipithecus Afarensis. Specimeni u identifikua nga tiparet e nofullës së sipërme dhe kaninës dhe sipas konkluzioneve të shkencëtarëve mund të pranohet se të dy variantet e llojt Australopithecus bashkëjetuan për rreth 100 mijë vjet.
Mbi kafkën e gjetur janë bërë rindërtime faciale të supozuara që paraqesin homininin në fjalë siç mendohet se ka qenë në kohën kur jetoi. Kërkuesit kanë gjetur tipare të përbashkëta me specie të mëvonëshme, por shumica e tipareve përputhet me specie më të vjetra si Ardipithecus dhe Sahelanthropus.
Deri më tani ne kishim një hendek të madh mes paraardhësve më të hershëm të njeriut, që janë rreth 6 milionë vjet të vjetër dhe specieve si “Lucy”, që janë 2-3 milionë vjet të vjetra. Një nga aspektet më të rëndësishme të këtij zbulimi ëhstë mënyra sesi ai lidh boshllëkun morfologjik mes dy grupeve
citohet një prej autorëve të zbulimit, Stephanie Melillo.
Fakti I sapozbuluar i bashkëjetesës mes A Anamensis dhe A afarensis për rreth 100 mijë vjet përbën një risi në mënyrën sesi është interpretuar evolucioni. Deri më tani mendohej se këto dy specie zëvendësuan njëri-tjetrin dhe se kishin një paraardhës por zbulimi i ri sugjeron se dy speciet në fjalë bashkëjetuan në rajonin e Afarit për një kohë relativisht të gjatë.
Add new comment