Azem Hajdari: Nuk duhet të kemi frikë nga bushtra socialiste

Postuar në 23 Prill, 2019 12:38

Në vitin 1995 në Parlamentin shqiptar do të diskutohej një çështje e dyshuar korrupsioni që do të finalizohej me refuzimin e kërkesës për heqje imuniteti për Genc Rulin dhe Rexhep Ukën. Ky skandal i njohur si skandali i “drurit të arrës” ishte nisur nga Presidenti Berisha i cili kishte kërkuar heqjen e imunitetit të dy deputetëve demokratë (nëpërmjet Prokurorit të Përgjithshëm), pjesë kjo e intrigave konstante që ai bënte kundrejt qeverisë Meksi. Partia Socialiste tentoi të përdorte këtë moment (ashtu si dhe atë mbi Zef Brocin pak muaj më parë) dhe të ngrinte një kauzë për njollosjen e PD-së ndërkohë që vuante nga izolimi politik si pasojë e trashëgimisë së vet. Debati në Kuvend ishte më i shkurtër se ai mbi Zef Brocin, por në çdo rast interesant dhe tregues i një fryme demokratike totalisht të humbur që atëherë. Detaji që shpëtoi deputetët Uka dhe Ruli ishte bashkimi i dy votimeve në një votim të vetëm, realizuar pas një sherri në grupin parlamentar të PD-së pak orë para votimit. Presidenti Berisha ishte aq i bindur që imuniteti do të hiqej sa që jashtë Kuvendit policia ishte në gatishmëri për të ekzekutuar urdhërin e arrestit.

Po sjellim këtu fjalën në seancën plenare të Azem Hajdari që akuzon socialistët për manovra të pista duke u kujtuar atyre se mbeten pasardhës të Partisë Komuniste: 

Partia Socialiste vjen nga Partia e Punës. Ne tani këtë e dimë, megjithatë edhe atë emër nuk e mbajti dot dhe u detyrua ta ndërrojë. Edhe ne dikur kemi qenë një elektorat i caktuar, mbi 99%, megjithatë ju keni të drejtë kur i shtroni, se opozita këtë punë ka, por unë i kritikoj ata që ju japin material juve me gabimet tona. Kanë qenë gabimet tona, duke stimuluar njerëz të paaftë, por duke stimuluar dhe nipat e Ramiz Alisë. Ta themi copë: ky është procesi i Ramiz Alisë. Nipat e Ramizit janë dhe Xhuvani dhe ai tjetri.

Procesi kontrabandë ka zgjatur vite me radhë. Këtë të paktën ta kishit thënë. U vu në shënjestër korrupsioni në Partinë Demokratike dhe, po të kishit qenë të ndershëm, të kishit mbetur te diskutimi i zotit Fehmi Abdiu dhe ai i zotit Tefik Ajazi që korrupsionit duhet me i dhënë një emërta kalojë nga anonimi dhe ta fusë te personi, që s’ka asgjë tëpërbashkët me korrupsionin, por që është i përbashkët me idealete socialistëve ose me idealet e demokratëve për ta çuar lumin politik në rrjedhat evropiane dhe jo për të bërë gjueti shtrigash, siç mundohen disa persona. Pavarësisht nga strategjia, fol hapur dhe voto si të duash fshehur, për t’ia lënë kopilin në derë PD-së,njerëz që vazhdojnë të bëjnë shumë kopilë, nuk do t’i bëjnë ndonjë dëm të madh PD-së po i lanë ndonjë kail te dera, se në fund të fundit do të thonë: PD-së ia la kopilin në derë PD-ja, ndërsa socialistëve ia ka lënë kopilin në derë bushtra, Partia Komuniste Shqiptare.

Ajo ju ka lënë PD-në, ajo iu ka lënë shkatërrimin e këtij kombi, ajo iu ka lënë gjyqet, iu ka lënë të gjitha marrëzitë që një diktator i ka bërë këtij vendi dhe këtij populli. Për këtë demokratët duhet të jenë shumë të kujdesshëm, se në kuadrin e amplifikimit të shpifjeve: Shpif, shpif se diçka do të ngelë, jo pak njerëz i kanë bërë që Partia Socialiste të mendojë dhe të identifikojë me djallin Partinë Demokratike, lidershipin demokrat, duke harruar burgjet, terrorin, vrasjet, të cilat ajo i ka projektuar dhe realizuar. Një parti mbron një hajdut, një parti që është lidhur pas një hajduti dhe pas një të korruptuari, një parti që mbron vellon e Nanos... një parti që është mbledhur pas një hajduti vjen këtu dhe mundohet të sulmojë…Për këto bushtra s’pyes fare. Kanë dalë tani nga strofulla tani dhe mundohen tani të na paraqesin veten…

Kombi shqiptar do ta ketë shumë të vështirë që talajë për shumë vite me radhë, merr përsipër të realizojë këtogjëra, unë po ju them: Se kurthin që mundoheni ta ngrini sot në PD, jeni plotësisht të dështuar, sepse Partia Demokratike do të dijë ta kapërcejë këtë situatë dhe është Prokurori i Përgjithshëm...Këtë zhurmë dhe këtë terren që u lejojnë njerëzit atyre, po e bëjnë për të mirën e demokracisë. Ne duhet t’u tregojmë atyre se kartat e tyre për korrupsionin, ne jemi të zotët t’i luftojmë në çdo nivel që është, te kushdo që është dhe, duhet ta kishim filluar për këdo. Ne duhet ta kishin filluar nga tragjeditë e tyre. As bitinsat, asgrushti i shtetit, as vrasësi i Arben Brocit, asgjë nuk është hetuar deri në sot, prandaj s’flasin këto. Dhe nuk janë gjë tjetër vetëm se banda e Ministrisë së Brendshme.
Qelbanikë! Falemnderit!

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.