Trepça regjistrohet si shoqëri aksionare, pasuri e Kosovës
Autoritetet qeverisëse në Kosovës kanë njoftuar sot se miniera e Trepccës dhe kompleksi përpunues i asociuar me të janë regjistruar si shoqëri aksionare në Agjeninë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës.
Moment historik! Trepça regjistrohet si shoqëri aksionare.
Të dashur minatorë e qytetarë,
Sapo u regjistrua Trepça si shoqëri aksionare! Tashmë edhe zyrtarisht punëtorët e kësaj ndërmarrje janë pronarë të këtij gjigandi metalurgjik. Urime! Ministri Endrit Shala sapo ma dorëzoj certifikatën e biznesit të Trepça sh.a., ku së bashku me Kryetarin e bordit të Trepçës, Ardian Syla, kishim nderin dhe kënaqësinë ta pranojmë.
Kemi shumë punë për të bërë, por ky hap historik definitivisht do të lehtësoj çdo proces tash e tutje dhe për këtë ndjehem i lumtur. Dua të falenderoj të gjithë ata që ndihmuan në këtë proces, përfshirë të gjithë anëtarët e bordit të Trepçës, menaxhmentin, sindikatën, kolegët në qeveri dhe veçanërisht deputetët e parlamentit të Kosovës. Urime!
shkruan në Facebook, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.
Lajmi në vetvete është një tjetër hap në zgjidhjen konform interesit më të mirë shtetëror të Kosovës në raport me negociatat me Serbinë. Ka patur spekullime se Beogradi zyrtar e ka pretenduar që në negociim Trepccën si pjesë të pasurisë së vet.
Add new comment