Nis epoka e transparencës, ARRSh skualifikon të gjitha ofertat për Unazën e Re
Procesi tenderues për Lotin I të Unazës së Re në Tiranë ka dështuar. Lajmi është bërë publik nga drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, e cila në një dalje të posaçme ka premtuar se do të ketë transparencë në punën e saj.
Unë dëshiroj dhe do të përpiqem që Autoriteti Rrugor Shqiptar të krijojë një standard të shkëlqyer ligjshmërie e transparence dhe që puna e mirë e bërë deri më sot të kalojë në një stad të ri në cdo drejtim. Koincidon që kjo dalje ime e parë të lidhet me një procedurë për një vepër të rëndësishme infrastrukturore. Ligjshmëria dhe transparenca e procedurave vjen gjithnjë e para, për të garantuar që çdo vepër e ndërtuar me fondet publike të jetë rezultat i konkurencës së ndershme mes kompanive, si edhe frut i punës së një kompanie fituese që duhet të ketë dokumentacion të perputhur 100% me rregullat e garës. Ky nuk është rasti i procedurës “Për Rehabilitimin e segmentit rrugor, mbikalimi Pallati me Shigjeta – rreth rrotullimi Shqiponja, Loti 1” , ku asnjëra nga kompanitë (të cilat padiskutim gëzojnë të gjithë respektin tonë për emrin e për bagazhin e tyre ne fushën e infrastrukturës rrugore), nuk është paraqitur me dokumentacion të përputhur me kriteret e vendosura nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Ja pse sot, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, u ka komunikuar kompanive në rrugë elektronike vendimin për skualifikimin e ofertave të paraqitura, për mospërputhje me kriteret e përcaktuara në dokumentet e garës. Procesi do të vazhdojë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe e ritheksoj, realizimi i këtij projekti, mbetet prioritar për kryeqytetin, por edhe për infrastrukturën tonë kombëtare në tërësi. Unë po sot, do t’i përcjell ministres Balluku një raport mbi këtë proces, Mbetem po ashtu në dispozicion të çdo gazetari, gazetareje apo kanali mediatik komunikimi, për çdo sqarim të nevojshëm brenda kompetencave që më ka ngarkuar ligji
tha Qato.
Firmat që kishin paraqitur ofertë janë:
Qato nuk sqaron se çfarë mungon konkretisht në ofertat e shoqërive pjesëmarrëse në garë. Burime pranë MIE të lënë të dyshosh se të paktën një firmë ka pasur letrat në rregull duke krijuar kështu dyshimin se skualifikimi është në fakt një anullim. Arsyeja ngelet për t'u kërkuar në situatën e krijuar nga rasti DH Albania apo dhe në pazaret e prapaskenave të një Ministrie tashmë totalisht tv diskretituar. Fjalimi i drejtoreshës Qato, kuptohet në kuadër të transparencës së rigjetur në ARRSH, nuk ndryshon asgjë, përkundrazi shton paqartësitë me përpjekjen për të barazuar palët.
Add new comment