Takim i fshehtë Thaçi-Vuçiç në Romë: Nuk ka luftë. E gjitha manipulim për të ndarë kufirin

Postuar në 04 Dhjetor, 2018 14:09

Ish-ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, ka deklaruar se vendosja e tarifave nga Kosova për Serbinë si dhe krijimi i ushtrisë kosovare janë vendime të rakorduara mes dy presidentëve, Vuçiç dhe Thaçi. Duke folur para gazetarëve në qytetin e Krgaujevacit, Jeremiç, që sot drejton partinë opozitare, Partia e Popullit, tha se Thaçi dhe Vuçiç janë takuar në Romë në 4 nëntor për koordinuar vendimmarrjen përkatëse që duhet të çojë në atë që e ai e quajti “krijimin e shumicave që do të mbështesin retifikimin e kufijve”.

E gjitha po ndodh me synim krijimin e një atmosphere kolektive paranoje, si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, që një marrëveshje delineimi mes serbëve dhe shqiptarëve është e domosdoshme për të shmangur luftën. Nuk ka një shumicë në favor të të ashtuquajturit delineim, si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi dhe kjo shumicë duhet krijuar

tha ai.

Jeremiç ka shtuar se frika me idenë e luftës është arma më e fortë e dy presidentëve që sot po vrapojnë drejt një marrëveshjeje që nuk gëzon kund mbështetje veç në xhepin e tyre dhe në mendjen e disa zyratërve në Bruksel.

Nuk do të ketë luftë, por nëse politikanët e papërgjegjshëm në pushtet në Beograd dhe në Prishtinë do të vazhdojnë të luftojnë me zjarrin, atëherë gjithçka mund të ndodhë

shtoi Jeremiç.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.