Kotzias padi kundër të gjithëve
Padi kundër të gjithëve pritet të bëjë ish-ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, paralelisht le lëvizjen e re politike që ka ndërmarrë “Prato”. Gazeta “Estia” shkruan se Kotzias ka bërë gati dhjetra faqe padi për personat që kanë nxitur protesta apo mesazhe kërcënuese kundër tij.
Sipas tij manifestimet për Maqedoninë në Selanik, thirrjet “merrni armët të marrim Shkupin” , akuzat për tradhti nga disa organizata, plumbat me gjak dërguar në postën e Ministrisë së Jashtme, mesazhet e dërguara në të përjavshmet greke, publikimet për ryshfete ndaj gazetarëve të vendeve të Ballkanit dhe më në fund sulmit brenda kabinetit kanë patur si qëllim për ta frikësuar"
"Për akuzat e ministrit të Mbrojtjes, i cili i përmendi dhe Soros, Kotzia tha prerazi se burimi kryesor i kësaj rrjedhje nuk është ministri i Mbrojtjes, por pole brenda qeverisë. Gazeta ESTIA, duke iu referuar deklaratave të Kotzias thotë se kolegët e ish-ministrit kanë marrë garancinë nga ky i fundit se nuk do të tërhiqet.
https://www.naftemporiki.gr/frontpages/latest/imerisies-politikes/estia/...
Add new comment