Qoka e fundit..?

Postuar në 19 Korrik, 2018 14:11

 

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka njoftuar sot për një marifet të zyrës së Misionit të Bashkimit Europian në Tiranë. Pas kërkesës për një takim me ambasadoren Romana Vlahutin dhe miratimit prej kësaj të fundit të kërkesës, AMT thotë se është njoftuar për në ndryshim formati dhe përfshirjen në takim të përfaqësuesve të Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë.

Siç e bëmë të ditur mbrëmë, gjatë protestës së radhës në Sheshin e Teatrit, ambasadorja Vlahutin kishte njoftuar me email, dje në mesditë, se do të priste në një takim përfaqësuesit e AMT në një takim, nesër në ora 10. Kjo ishte përgjigje ndaj kërkesës sonë në lidhje me shqetesimin për: cënimin e pronës publike dhe interesit publik/vlerave historike dhe arkitektonike/shkeljeve kushtetuese dhe termave të MSA.

Sot në mëngjes, nga stafi i zonjës Vlahutin jemi njoftuar me email se në takimin e nesërm do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë. Brenda orës, AMT ka shprehur me email qëndrimin e saj se në takimin tonë me zonjën Vlahutin nuk ka vend për palë të tjera, të cilat natyrisht zonja Vlahutin është e lirë t’i presë kur të dojë.

Emaili ynë ka mbetur pa përgjigje, edhe pas një telefonate, përmes së cilës kërkuam përgjigje zyrtare për kërkesën tonë

njofton AMT.

Por këto janë dyshime për një sjellje të zonjës Vlahutin ndaj së cilës nuk mungojnë akuzat. Ish-ministri I Drejtësisë, Ylli Manjani,  shkruan se ambasadorja nuk ka për zgjidhur asgjë për Teatrin. Përmes një statusi në Facebook, Manjani madje akuzon hapur ambasadoren:

I kuptoj fort mirë ndjesitë e grupit që protestojnë çdo ditë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar dhe pronës publike. I përjetoj njësoj shqetësimet e ngritura nga dhuna spektakolare e pushtërve që kanë kapur peng sistemin demokratik. Por nuk jam i bindur që Romana Vllahutin do ti japë dum e drejtësi kësaj çështje.

Takimi me të është njësoj, në mos më keq se të takohen me KryePushtin ose pushtarucët e tjerë që drejtojnë vendin, në qendër e në bashki.

Them më keq se BE për shkak qoke, mund të legjitimojë ligjin barbar dhe anti-demokratik të Edi Ramës. Romana ka legjitimuar çdo pisllëk të Edvin Ramës. Ajo zonjë tashmë është e ikur dhe do vijojë ti bëjë qokat e fundit pushtëve tanë, miqve të saj personalë.

Pastaj kur mendoj se si bleu një vilë PA TENDER; se si shefat e saj në Bruksel rrinë tapë e na japin urdhëra që të falim detin; apo nuk ju bën përshtypje se si vendi u katandis në rregjim pa gjykata, nuk ka shpresë të na japin drejtësi për Teatrin

Për qokat e diplomatëve të huaj ka kohë që është dëgjuar, që janë një formë informale lobimi përkundrejt lloj lloj deklaratash pa lëng e pa yndyrë. Pyetja është se cila është qoka që po bën së fundmi zonja Vlahutin që është në fund të mandatit? Dhe përkundrejt çfarë kundërvlere bëhet kjo qokë ndaj pushtetit i cili teksa blen dhe kompromenton, në mes të ditës i shet aktet e veta si mbështetje për reformat. Sigurisht që për zonjën në fjalë, kapur me sjellje me dy standarde, do të duhej hetim dhe shqyrtim i imtësishëm i sjelljeve të saj. Përndryshe nëse në BE gjallojnë burokratë të tillë, atëherë davaja e një Europe me vlera është një ëndërr e zhbërë dhe e vdekur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.