Erdogan lëshon dekret për kontrollin e Teatrit dhe Operës

Postuar në 11 Korrik, 2018 22:03

Dekreti i parë presidencial i lëshuar nga Rexhep Taip Erdogan pas betimit ishte marrja nën kontroll e Teatrit, Operës dhe Baletit të shtetit turk.

Me anë të një dekreti Erdogan ka vendosur për transferimin e strukturave përkatëse nën kompetencën dhe menaxhimin e Presidencës së Republikës.

Kjo është nisma e radhës për t’i përqendruar të gjitha pushtetet në duart e Erdoganit. Sipas tij, kalimi i teatrit në varësinë e Presidencës bëhet me qëllim për të përmirësuar burokracinë.

Por për opozitën, kjo është një lëvizje për të rritur kontrollin gjithnjë e më të gjerë mbi jetën publike dhe për ta vënë nën regjimin e një njeriu të vetëm. Vendimi ka ngjallur reagime të ashpra në rrjetet sociale. 

http://www.tematv.al/2018/07/11/erdogani-nuk-ndalet-gllab-ron-edhe-teatrin

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.