Na kurseu një tjetër shfaqje! (Shkresa)
Nga një avokat patologjik i kompanisë Fusha dhe projektit të Kullave në sipërfaqen ku shtrihet një pjesë e Teatrit Kombëtar, Erion Veliaj ka ndryshuar strategji por jo rolin që ka në këtë histori. Para pak ditësh shkoi në Komisionin e Medias duke bërë sa zhurmësin aq edhe qëndrestarin përballë deputetëve të opozitës ndonëse nuk ishte thirrur në seancë dëgjimore.
I thirrur këtë të mërkurë, një ditë para se parlamenti të votojë ligjin e kullave me procedurë të përshpejtuar, Veliaj ka refuzuar me argumentin se shpjegimet janë dhënë dhe çdo gjë është e sqaruar në projektligj.Kujtojmë se pak ditë më parë vet Veliaj deklaroi se ishte arritur një marrëveshje mes Bashkisë dhe një grupi artistësh për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një godine të re.
Mungesë e detyruar apo e gjykuar si e panevojshme kur kanë mbetur vetëm pak orë nga formalizimi në parlament, refuzimi i Veliajt të paktën i kurseu publikut një tjetër shfaqje false të avokatit të Kullave.
Add new comment