Zyrtare nga AKEP/Paguajmë për internet 4G, marrim shërbim 2G nga operatorët celularë

Postuar në 23 Maj, 2018 16:17

Abonentët e operatorëve të telefonisë celulare paguajnë për shërbime që nuk i përfitojnë. Shqetësimi është ngritur në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ku kryetari i AKEP-it, Ilir Zela e ka justifikuar këtë me vështirësinë e dhënies së lejeve të ndërtimit të kullave për mbulim më të mirë me valë.

Në Shqipëri mbulimi me valë në të gjithë territori nuk është i njëjtë. Abonentët në zonat periferike të cilat paguajnë për paketat me internet me shpejtësi 4G shërbimin e marrin për shpejtësi 2G. Shqetësimi për cilësinë e internetit është ngritur nga deputetët në komisionin e veprimtarisë prodhuese. Kryetari i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare Ilir Zela e lidhi këtë mangësi me mungesën e mubulimit të territorit me valë.

"Nëse në disa zona mbeten vetëm shërbimet bazë siç është telefonia dhe 2G-ja, në zona të tjera janë edhe 3G edhe 4G dhe kur kalon nga 4G në 3G perceptohet një rënie e shpejtësisë së internetit, edhe kur kalon nga 3G në 2G ka përsëri një rënie të internetit, ndërsa cilësia e telefonatës mbetet kosistente. Ajo çfarë ne po bëjmë tani, kemi nis një proces verifikimi me operatorët, është që ky nivel me mbulimit me shërbim të jetë kosistent me kushtet e licensave që kanë marrë operatorët", tha Ilir Zela.    

Sipas Zelës ky problem vejen edhe për shkak të vështirësive që kanë operatorët për të marrë leje për ndërtimin e kullave për një mbulim më të mirë. 

"Nuk më takon të hyj në debat për çështjen e lejeve, ajo që paraqita këtu është shqetësimi që unë marrë nga operatorët që nuk arrijnë t'i marrin lejet, dhe mesa di un leja e fundit që një operator ka arritur të marrë e vitit 2016", deklaroi kryetari i Autoritetit të Komunikimeve Elektronik   

Ndërkohë sipas kryetarit të AKEP përdorimi në masë i telefonatave me aplikacione ka ulur të ardhurat e kompanive. 

Sakaq deputetët kërkuan nga kryetari i AKEP që të marri masa për operatorët për të lajmëruar abonentët disa ditë para për ndryshimet që mund të bëjë kompania.

TvT

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.