Serbi, nismë për ngritjen e një monumenti të Millosheviç në Beograd
Ka kaluar diçka më pak se periudha që ndan një brez njerëzor dhe në Beograd po duan të përjetësojnë kujtimin e Sllobodan Millosheviçit. Mediat serbe raportojnë për një nismë të Shoqatës Qytetare Liria dhe rinisë së Partisë Socialiste për ngritjen e një monumenti për ish-liderin serb të Jugosllavisë, emërtimin e një rruge dhe të një sheshi po sipas tij.
Nisma është depozituar në organet e pushtetit vendor dhe në presidencë dhe arsyetohetnme bindjen se Millosheviç ishte një shtetar i madh i Serbisë moderne që nuk lejoi poshtërimin e popullit serb, që legalizoi sistemin shumëpartiak, mbrojti vendim nga NATO. Si rrjedhojë, argumentojnë nismëtarët, ka një detyrim moral që Serbia ta shpërblejë kujtimin e tij.
Në 11 mars u mbushën 12 vjet nga vdekja e Millosheviç në Hagë. Ai hyri në skenën politie nacionale të Jugosllavisë me fjalimin e mbajtur në Kosovë në vitin 1989. Millosheviç akuzohet si urdhërues i vrasjes së ish-presidentit jugosllav, Ivan Stamboliç. Po kështu ai është frymëzuesi dhe organizatori i planit serb për ndarjen etnike të territoreve jugosllave me synimin e krijimit të hapësirave ekskluzive për pakicat serbe me idenë e krijimit të një shtetit të përbashkët për serbët që do të përfshinte territore të Bosnjes, Kroacisë, Kosovës bashkë me Malin e Zi brenda.
U rrëzua me protesta pas luftës së Kosovës dhe u gjykuandhe u gjet fajtor për krime lufte të kryera gjatë luftërave që çuan në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë.
Add new comment